Rohani dënon atentatet e Parisit dhe shtyn vizitën historike në Evropë

/ATSH-AFP/ - Presidenti iranian, Hasan Rohani dënoi atentatet në Francë duke i konsideruar krime kundër njerëzimit, ndërkohë që njoftoi edhe shtyrjen e vizitës historike në Evropë, që duhej të fillonte sot.
"Në emër të popullit iranian, që ka qenë dhe vetë viktimë e terrorizmit, dënoj me forcë këtë krim kundër njerëzimit dhe shpreh ngushëllimet për popullin francez dhe qeverinë e tij", shkruan Rohani, sipas agjencisë zyrtare iraniane të lajmeve, IRNA.
Pak më vonë, ministri i Jashtëm iranian, Mohamad Javad Zarif njoftoi në televizionin shtetëror se Rohani kishte shtyrë vizitën e tij në Itali, Vatikan dhe Francë.
Presidenti iranian, Hasan Rohani do të niste sot një vizitë zyrtare në Itali dhe në Francë, e para prej 16 vitesh, që dëshmon për një përmirësim të marrëdhënieve që prej marrëveshjes bërthamore të muajit korrik.
Vizita e fundit e një udhëheqësi të shtetit iranian në Evropë daton në vitin 1999.
Reformatori Mohamad Khatami kishte zhvilluar në muajin mars një vizitë zyrtare në Romë më pas në Paris. Ai ishte në atë periudhë presidenti i parë në vizitë në Evropë që prej Revolucionit Islamik të vitit 1979.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në ish-uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh