Rohani: Iranianët mbështesin gjerësisht marrëveshjen për programin bërthamo

/ATSH-AFP/ - Presidenti iranian, Hassan Rohani konfirmoi se pjesa më e madhe e bashkëpatriotëve të tij mbështesin marrëveshjen e arritur me SHBA-në dhe që institucionet e vendit do ta ratifikojnë.
Në një intervistë për emisionin "60 minuta" për stacionin televiziv amerikan CBS transmetuar dje në SHBA, Rohani nënvizoi se Uashingtoni shfaq gjithmonë mosbesim ndaj vendit të tij, por që marrëveshja mund të mundësojë përmirësim të marrëdhënieve të tyre.
"Pjesa më e madhe e qytetarëve tanë, në sondazhe, e shikojnë marrëveshjen në mënyrë pozitive", deklaroi presidenti iranian.
"Dhe zakonisht institucionet, si Parlamenti dhe Këshilli i Lartë për Sigurinë Kombëtar nuk janë shumë larg opinionit publik përsa i përket kësaj çështjeje", shtoi ai.
Irani dhe fuqitë e mëdha të grupit 5+1 (SHBA, Francë, Britani e Madhe, Rusi, Kinë dhe Gjermani) arritën më 14 korrik një marrëveshje historike për programin bërthamor iranian.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Martinit/ PD kërkon interpelancë me Manastirliun: Ngjarje e paralajmëruar, Paketa e Sigurisë propagandë