TIRANE- Ka shkuar dje në Kuvendin e Shqipërisë projektligji për kontratën që do të lidhet midis qeverisë shqiptare dhe kompanisë private angleze Crown Agents, duke i dhënë kësaj të fundit të drejtën e mbikëqyrjes së doganave për një periudhë 3-vjeçare kundrejt një pagese prej 4.25 milionë eurosh në vit. Kompania nuk do të paguajë asnjë taksë për shtetin
Mbikëqyrësit anglezë, të cilëve qeveria Rama u ka besuar kontrollin e veprimtarisë së doganave shqiptare, do të paguhen nga buxheti i shtetit me jo më pak se 4 milionë e 250 mijë euro në vit, të paktën për dy vitet e para. Në rast se Këshilli i Ministrave do të vendosë të zgjatë edhe një vit tjetër bashkëpunimin, sërish pagesa nuk mund të kalojë këtë shifër. Kështu, në total parashikohet që pagesa për auditin e huaj mbi doganat shqiptare, që kryhet për herë të parë në vendin tonë, do të jetë jo më shumë se 12 milionë e 250 mijë euro.
Por, në kontratë përfshihet edhe një pagesë shtesë për furnizimin dhe vënien në përdorim të 10 makinave, faturë me vlerë 400 mijë euro të tjera. Në klauzolat kontraktore parashikohet që 10 për qind të shumës së parashikuar për vitin e parë dhe vitin e dytë, qeveria shqiptare ta paguajë paradhënie, në mënyrë që të mundësojë mobilizimin e kontraktuesit.
Një aneks i kontratës nuk u është vënë në dispozicion deputetëve të Kuvendit. Një gjë të tillë e ka vënë në dukje, në mënyrë kritike, deputeti i PD Genc Pollo në një shënim në Facebook, ku u shpreh se “modalitetet e llogaritjes së shumës mujore finale janë në shtojcën C, e cila nuk i është dorëzuar Kuvendit nga ana e Qeverisë. Me sa kuptohet nga kontrata, shpërblimi do të kalkulohet sipas performancës.
Pra p.sh. nëse Doganat rrisin të ardhurat me 100 milionë, Crown Agents përfiton xx% nga kjo shumë”, shkruan ai. Duke shtuar se “dyshimi i opozitës është se ulja artificiale e të ardhurave doganore me Aktin Normativ për Buxhetin do të pasohet nga një rritje normale e tyre dhe kjo do të konsiderohej fryt i punës së agjencisë private, ndërkohë që nuk është fare kështu. Por Crown Agents do të arkëtoje paratë e majme, gjithësesi. Nuk duket si gjë e mbarë!”, përfundon shënimin e tij në Facebook ish-ministri i kabinetit Berisha.
Kushtet
Qeveria shqiptare angazhohet të sigurojë: informacionin e administratës doganore; sigurimin e të gjitha lejeve të aksesit në këtë administratë, në mënyrë të lirë dhe pa pengesa; të gjitha lejet nga institucione të ndryshme në kohë të shpejtë. Ndërkohë, angazhohet të verë në dispozicion të Crown Agents edhe një numër zyrtarësh të stafit doganor, që do ta gjykojë të arsyeshëm kontraktori i huaj.
Nga ana tjetër, kompania do të jetë e përjashtuar praktikisht nga të gjitha taksat e tatimet ekzistuese në Shqipëri: TVSH, tatimfitimi, dividenti, taksat vendore, ndërkohë që personeli i saj nuk do të paguajë as tatim mbi të ardhirat personale dhe as contribute për sigurimin shoqëror e atë shëndetësor.
Për të miratuar këtë kontratë, qeveria Rama ka anashkaluar procedurat e prokurimit publik, duke e kaluar direkt çështjen në parlament, duke u nisur, siç thuhet në projektligj, nga interesi urgjent për të përmirësuar situatën fiskale.
Në kontratë thuhet se pala kontraktore do të sjellë më punën e saj një “rritje të pranuar në shumën e përgjithshme të të ardhurave të mbledhura nga Administrata Doganore.
Kompania
Agjencia britanike “Crown Agents”, e themeluar më 1833, është pajtuar nga qeveria shqiptare për asistencë doganore. Sipas marrëveshjes, pala e huaj pranon kushtin e rritjes 35% të të ardhurave nëpërmjet kontrolleve të përbashkëta anti-kontrabandë.
Kontrolle të përbashkëta kundër kontrabandës dhe e drejta për të publikuar çdo masë që kundërshtohet e nuk zbatohet nga administrata doganore shqiptare, këto janë dy nga klauzolat që përfshihen në marrëveshjen e nënshkruar midis qeverisë shqiptare dhe kompanisë britanike të konsulencës financiare “Crown Agents” për të asistuar Doganat. Përmirësimi i performancës do të realizohej nëpërmjet rrugëve të ndryshme, që përfshijnë patrullimin e përbashkët kundër kontrabandës në terren apo edhe publikimin e njoftimeve “delikate”, në rast se drejtuesit e Doganës nuk do të përfillin sugjerimet e britanikëve.
Kostoja e personelit
Ende nuk dihet se sa do të paguhante punonjësit e saj kompania angleze. Në Bullgari, kontrata 3-vjeçare që kompania lidhi në vitin 2004, me një kosto 16 milionë euro, krijoi mundësinë për paga mujore të konsulentëve nga 7.500 deri në 16.000 euro, që ndryshojnë shumë nga ato të doganierëve të thjeshtë.
Kompania
Që kur u mor si Vendim i Këshillit të Ministrave, ish-kryeministri Berisha “shpërtheu” në Facebook kundër marrëveshjes, duke e anatemuar kompaninë si “një agjenci private e futur në listë të zezë nga Banka Botërore dhe - thuhet - e përzënë nga Bullgaria”. Sipas ish-kryeministrit, “vendet partnere kanë protestuar për këtë vendim dhe kanë bërë të qartë se do të ndërpresin shkëmbimin e dokumenteve doganore me Shqipërinë (mbasi nuk pranojnë t’i dorëzojnë dokumente shtetërore një kompanie private).
Kompania është në fakt shumë e njohur në mëse 100 vende të botës dhe është krijuar më 1833. Në Angola ajo ka arritur të zmadhojë në masën 300% të ardhurat doganore, pasi mori totalisht kontrollin e tyre. Kontrata ajo ka patur apo ka me Maqedoninë, me OKB për Kosovën, Lituaninë, Mozambikun, përveç Bullgarisë. Problemi i vetëm që mbetet të shihet ka të bëjë me leverdinë e kontratës, nëse rritja e të ardhurave do të justifikojë koston e pagesës së kompanisë britanike. Në Bullgari që ka kontraktuar na viti 2001 deri në vitin 2010 marrëveshja e mbajtur e fshehtë si “sekret shtetëror”, fakt që shkaktoi shumë polemika deri në mosrinovimin e kontratës.
Në vitin 2011 Banka Botërore e penalizoi për gjashtë muaj këtë kompani dhe filialet e saj në botë për shkak se zbuloi “përdorimin e praktikave mashtruese” në vitin 2006 gjatë ekzekutimit të një projekti të BB në Gana (Afrikë). Gjatë kësaj periudhe, kompania nuk mund të merrej si kontraktore nga grupi i Bankës Botërore. Burime nga kompania bënë të ditur se procese të tilla nuk përbëjnë penalizime serioze dhe ajo aktualisht nuk ka asnjë pengesë.
Mendohet se sjelljen e kompanisë për këtë kontratë me qeverinë shqiptare e ka realizuar konsulenti tashmë i mirënjohur britanik i Ramës, ish-kryeministri laburist Toni Bler.

Shkrimi u publikua sot (2.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Pollo: Qeveria do i japë 4.2 milionë euro në vit kompanisë Crown Agents