Rojet bregdetare shpëtojnë 2
persona, 3 orë të humbur në det

Rojet bregdetare shpëtojnë 2<br />persona, 3 orë të humbur në det
SHENGJIN -  Roja Bregdetare në operacion SAR kanë mundur të shpëtojnë dy persona me motor uji të cilët mesnatën e 7 korrikut kishin humbur kontaktin me tokën në zonën e plazhit të Shëngjinit. Ata janë gjetur dhe transportuar në breg rreth orës 03:50 të mëngjesit të sotëm.

Zyra e shtypit pranë Forcave të Armatosura informon se salla operative e Qendrës Ndërinstitucionale Operacionale Detare është njoftuar se rreth orës 00:03 të ditës së sotme, (8 korrik) se dy persona me motor uji kanë humbur kontaktin me tokën në zonën e plazhit të Shëngjinit.

Menjëherë është nisur në vend ngjarje anija e gatshme P-01 e vend bazimit të Kepit të Palit, e cila së bashku me mjetin lundrues të policisë kufitare kanë bërë të mundur gjetjen dhe transportimin për në breg të dy personave, rreth orës 03:50.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin