Rojet kufitare saudite akuzohen për vrasje masive të emigrantëve

Rojet kufitare saudite akuzohen për vrasje masive të emigrantëve

Emigrant etiopian

Sipas një raporti të ri nga Human Rights Watch, rojet kufitare saudite akuzohen për vrasjen masive të emigrantëve përgjatë kufirit me Jemenin.

Raporti thotë se qindra njerëz, shumë prej tyre etiopianë që kalojnë Jemenin e shkatërruar nga lufta për të arritur në Arabinë Saudite, janë qëlluar për vdekje, raporton BBC.

Emigrantët deklaruan për BBC-në se shumë prej tyre kishin gjymtyrë të dëmtuara nga të shtënat me armë zjarri. Arabia Saudite ka hedhur poshtë më parë akuzat për vrasje sistematike.

Raporti i Human Rights Watch (HRW), i titulluar “Ata qëlluan mbi ne me breshëri”, përmban dëshmi grafike nga emigrantët që thonë se ata u qëlluan me armë nga policia dhe ushtarët sauditë në kufirin verior të Jemenit me Arabinë Saudite.

Emigrantët e kontaktuar veçmas nga BBC kanë folur për kalimet e tyre gjatë natës të cilët i kanë quajtur të tmerrshme, ku shumë grad he fëmijë u përfshinë nga flakët e vëna nga etiopianët.

"Të shtënat vazhduan", tha 21-vjeçari ,Mustafa Soufia Mohammed, për BBC, i cili ishte i pranishëm në vendngjarje.

Ai tha se disa prej 45 emigrantëve u vranë teksa u përpoqën të kalonin fshehurazi kufirin në korrik të vitit të kaluar.

“As që e vura re se më qëlluan, por kur u përpoqa të ecja, këmba ime ishte e plagosur”, tha Mustafa.

Ishte një fund brutal, kaotik i një udhëtimi tre mujor të mbushur me rrezik, uri dhe dhunë nga kontrabandistët jemenas dhe etiopianë.

Ndërsa disa prej të mbijetuarve kanë mbetur me trauma nga kjo ngjarje.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?