Krimi nuk luftohet pa besimin në radhët e policisë, thotë për Report Tv, kreu i Sindikatës së Policisë Sadedin Fishta, i cili beson në një reformë ku ndryshimet duhet të ishin bërë sipas përvojave evropiane, drejtuesit të levizin bashkë me këshilltarët.
Për kryesindikalistin e policëve, Sadedin Fishta, rokada e drejtorëve ditët e fundit në Policinë e Shtetit, nuk do të sjellë asgjë. Pasi ajo nuk është reformë që ofron rezultate në luftën kundër krimit.
“Në qoftë se do t’i referohemi praktikave të tjera europiane, zakonisht drejtuesit kryesor të Policisë së Shtetit, i gjithë stafi bashkë me kabinetin e tij lëvizin. Në rastin konkret të gjithë duhet të kishin lëvizur, drejtori bashkë me të gjithë këshilltarët, nëse do të kishim të bënim me reformë në Policinë e Shtetit”, shprehet Fishta.
Me vendim të kryepolicit Ardi Veliu, nëntë drejtues të policisë në qarqe u ndryshuan. Fishta problemin e sheh tek besimi.
“Që të luftosh krimin duhet të kesh besim tek shoku, tek eprori. Fakti që këtu thyhet ky besim, bie performanca. Bie dëshira për t’a luftuar krimin në një strukturë të veçantë”, thotë Fishta.
Për kryetarin e sindikatës, rrëzimi i ligjit për përgjimet nga Kushtetuesja, nuk cënon rolin e policisë.
“Them se nuk ndryshon ndonjë gjë, nuk është se Policia e Shtetit do t’a ndjej veten më pak inferior në realizimin e sigurisë. Edhe pse Gjykata Kushtetuese nuk ia dha këtë kompetencë, ajo do të vazhdoj punën e saj me kompetencat që ka pasur. Besoj që tek policia, tek trupa e policisë nuk ka pasur ndonjë ndikim pozitiv”, shprehet Fishta.
Emra të rëndësishëm janë emëruar në qarqet më problematike, aty ku niveli i krimit ka pasur rritje në gjashtë muaj, por kritikët besojnë se ajo ishte thjesht një rokadë dhe jo reformë që sjellë rezultate.
M.Q./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.5%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.8%
Vota total: 1556
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Festat/ Policia e Shtetit dhurata për fëmijët e Dëshmorëve të Atdheut
27 Dhjetor, 20:39
-
Festat sjellin trafik të rënduar në Tiranë, eksperti: Semaforët e shumtë bllokojnë qarkullimin, duhen mbikalime! Shoferët nuk zbatojnë rregullat
25 Dhjetor, 14:55
-
Studimi/ Shqipëria, vendi i 5-të më pak i rreptë përsa i përket gjobave për drejtimin e automjeteve
25 Dhjetor, 12:54
-
Festat e fundvitit, shpërblim për 8 mijë policë! Vendimi brenda javës! Bonus dhe për administratën
25 Dhjetor, 11:17
-
Trafiku i rënduar, Report Tv sjell pamjet me dron, dyndje mjetesh në rrugët kryesore të Tiranës
24 Dhjetor, 16:19
-
Festat e fundvitit, policia rrit masat e sigurisë! Shtohet prezenca policore në pedonale, objekte kulti dhe sheshe publike në të gjithë vendin
24 Dhjetor, 13:25
-
Proda takohet me drejtuesit e rinj të komisariateve dhe u lë porosi: Angazhim maksimal për parandalimin e krimit dhe zbatim i ligjit!
21 Dhjetor, 15:11
-
Trafiku në Tiranë, eksperti: Problem menaxhimi i rrugëve! Propozimet për zgjidhje, parkime jashtë Unazës së Vogël e sinjalistikë e përkohshme
21 Dhjetor, 12:30
-
Kryepolici Proda emëron 48 shefat e Komisariateve në 12 drejtoritë e qarqeve, asnjë grua! Lista me EMRAT dhe qytetet
18 Dhjetor, 08:51
-
'Rritje e pensioneve, nisur nga më të ultat', ministri Hoxha me ish-punonjës të policisë: Mbështetje për familjet e dëshmorëve
16 Dhjetor, 17:52
-
Takimi me ish-punonjës të Policisë, Rama: Po përgatitemi për rritjen e fondit të pensioneve! Ministri Hoxha: Mbështetje për familjet e dëshmorëve
16 Dhjetor, 17:52
-
Gara për 48 shefat e Komisariateve, 9 nga kandidatët ankimojnë rezultatin! Shqyrtimet nga Komisioni bëhen më 16-17 Dhjetor
13 Dhjetor, 15:47
Ti Sadedin nuk di asgjë!! Je një argat në policinë e shtetit që dikur u ke mësuar fiskulturë policëve dhe jo oficerëve! Për më tepër je i caktuar dhe nuk je i zgjedhur fakt që të bën të dyshosh kryekëput në misionin tënd. Vetëm drejtori i përgjithshëm mund të lëvizë bashkë me stafin jo drejtorët vendor! Nëse drejtori vendor ndërron shefin e krimeve, shefin e drogës dhe krimit ekonomik dihet se i ndërron për xhepin e vet prandaj e ke gabim shoku Fishta!! Bën mirë të sfidosh vetveten, të japësh dorëheqjen dhe të organizosh zgjedhjet e lira në sindikatën e policisë, siç e ka edhe bota që e përmend!!
Përgjigju