-
Pushimet e policëve anulohen, puna deri 12 orë/ Avokati: Pagat janë mizerabël, nuk paguhen jashtë orarit! Eksperti: Disa detyra duhet t'i kryejë policia bashkiake
Në 'Përballje' ekspertët diskutuan mbi urdhrin e ri që detyron punonjësit e policisë të punojnë gjithë verën majde deri në 12 orë.
21 Qershor, 15:01 -
Doli duke buzëqeshur pas vrasjes së policit/ Sociologu në 'Përballje': Ka dështuar e gjithë shoqëria! Avokati: Këta persona i pëlqen politika
Ngjarja e rëndë në Fier, ku mbeti i vrarë efektivi i Shqiponjave Novruz Cenalia prej 23-vjeçarit Azgan Mërnica vijon ende të diskutohet. Sot në 'Përballje' sociologu Gëzim Tushi, avokati Alban Duraj dhe Sadedin Fishta nga Sindikata e policëve vijuan me analizën për këtë ngjarje të rëndë.
17 Maj, 14:55 -
Rikthimi i Vetting-ut në polici, 33 drejtues ‘në sitën’ e AMP-së! Kreu i sindikatës së policisë: Ligji u jep të drejtën efektivëve ta shmangin filtrin
Vetingu në polici është rikthyer me shkarkimin e Vehbi Bushatit nga drejtor policie në Lezhë. Pas largimit nga kjo detyrë, ai u emërua specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë pa të drejtë të mbajë funksione drejtuese, pasi nuk kishte dorëzuar formularin e ri të vettingut. 33 të tjerë janë në radhë për të kaluar në filtrin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore
18 Qershor 2023, 16:29 -
Drejt Punës
Kontrata e re, mbi 12 mijë punonjës policie përfitojnë një vakt ushqimi falas! Fishta: 'VKM' ekzistonte, nuk jepej pasi nuk ishte në kontratën e vjetër
Përmes një kontrate të re kolektive firmosur nga kryepolici Gledis Nano dhe kryesindikalisti Sadedin Fishta, shumë burokraci për të drejtat e policëve do të shmangen. Një prej përfitimeve është ai i marrjes së një vakti ushqim, i cili prej vitesh ishte parashikuar por nuk merrej me pretendimin se nuk përfshihej në kontratë
31 Korrik 2022, 13:17 -
Vetting në polici vetëm për 'shefat', Sindikata përshëndet vendimin: I drejtë! Punonjësit e thjeshtë i heton SHÇBA, korrupsioni problematik te 'të mëdhenjtë'
Punonjësit e thjeshtë të Policisë së Shtetit nuk do të filtrohen në vetting siç ishte parashikuar më herët. Kreu i sindikatës së bluve, Sadedin Fishta e cilëson vendimin të drejtë, teksa thotë se vetting-u duhet të vijojë vetëm me ata që bëhen drejtues në polici.
6 Shkurt 2022, 15:52 -
Kronikë
Pritshmëritë për Gledis Nanon, ekspertët për Report Tv: Të qëndrojë larg politikës! Besim e ‘spastrim’
Pas marrjes zyrtarisht të detyrës nga kreu i ri i Policisë së Shtetit, ekspertët kërkojnë që Gledis Nanos të shkëputet nga politika dhe të rikthejë besimin brenda strukturave. Fatjon Softa dhe Sadedin Fishta analizojnë për Report Tv pritshmëritë ndja kryepolicit të ri.
8 Tetor 2021, 15:52 -
Kronikë
268 efektivë të vrarë në krye të detyrës! Kreu i Sindikatës së Policisë, Fishta: Ekzekutimi i nënkomisarit Hoxha, dobësi e menaxhimit! Policët kanë nevojë për frymë tjetër
Nënkomisari Saimir Hoxha është efektivi i 268 i vrarë në krye të detyrës që nga viti 1991. Kreu i Sindikatës së Policisë Sadedin Fishta në një intervistë për Report Tv tha se numri i policëve të rënë në krye të detyrës në vendin tonë po shtohet çdo ditë e më shumë dhe sipas tij duhet gjetur thelbi i problemit.
28 Shtator 2021, 18:43 -
Kronikë
Dështimi i operacionit të policisë në Tiranë, kreu i Sindikatës, Fishta: Dhunimi i gazetarit nuk tolerohet, sjellja e efektivëve jashtë kuadrit ligjor
Efektivët e policisë kaluan çdo kompetencë ligjore të detyrës së tyre me dhunimin e gazetarit! Kështu thotë kreu i Sindikatës së Policisë, Sadedin Fishta, i cili në një intervistë për Report Tv theksoi se veprimet e policisë kërcënuan integritetin e gazetarit dhe të qytetarit
30 Korrik 2021, 18:08 -
Kronikë
Rokada e drejtorëve në polici, Sadedin Fishta për Report Tv: Drejtuesit kryesorë të lëvizin me gjithë stafin! Të luftosh krimin duhet të kesh besim tek eprori
Krimi nuk luftohet pa besimin në radhët e policisë, thotë për Report Tv, kreu i Sindikatës së Policisë Sadedin Fishta, i cili beson në një reformë ku ndryshimet duhet të ishin bërë sipas përvojave evropiane, drejtuesit të levizin bashkë me këshilltarët
6 Korrik 2021, 16:12 -
Kronikë
Dhunimi i policëve në Mamurras, Fishta: Sulm ndaj shtetit, efektivët të përdorin ‘elektroshok’ për neutralizim
Kreu i Sindikatës së Policisë së Shtetit, Sadedin Fishta, e cilëson sulm ndaj shtetit përplasjen në Mamurras mes anëtarëve të fisit Fufi dhe policisë që shkoi për kontroll në lokalin ku në paligjshmëri ushtronin lojëra fati. Për të shmangur qëllimet me armën e shërbimit në mënyrë të pavullnetshme Fishta sugjeron përdorimin e pajisjeve me elektroshok
15 Prill 2021, 16:46 -
Protestat, Fishta: Duhej mbrojtje më e mirë! Të ishin dorëhequr dhe drejtues të tjerë policie, jo veç Lleshaj
Për shkak të dhunës në protestat për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha ngelën të plagosur 25 efektivë policie. Për këtë fakt, sipas kreut të Sindikatës së Policisë, duhet mbajtur përgjegjësi nga strukturat drejtuese. Fishta ndërkohë e konsideron përgjegjësi individuale vrasjen e Rashës nga efektivi Nevaldo Hajdaraj.
16 Dhjetor 2020, 17:56 -
Pagat e policisë, kreu i sindikatës: Prej muajsh policët nuk marrin dietat (VIDEO)
Kryetari i Sindikatës së Policisë, Sadedin Fishta, e konsideron të vonuar kërkesën e ministrit Sandër Lleshaj për rritjen e pagave të punonjësve të Policisë. Sipas Fishtës, pavarësisht kërkesës për pagat, prej muajsh efektivët nuk marrin pagesat e dietave apo edhe pagesat suplementare.
3 Nëntor 2020, 18:24 -
Qeveria harron sigurimin e jetës për efektivët! Sindikata e Policisë për Report Tv: Ligji në fuqi prej 6 vitesh, të merren masa, situata e pazakontë
Policët shqiptarë në rast të aksidentimi apo humbjes së jetës në krye të detyrës nuk përfitojnë kompensim financiar për shkak se janë të pasiguruar. Në një intervistë për Report Tv, Sadetin Fishta, kreu i sindikatës së punonjësve të policisë shprehet, se ligji detyron shtetin prej 6 vitesh por gjithçka është lënë në harresë.
5 Tetor 2020, 16:21 -
'Policët në lirim do të ruajnë objektet 4 muaj pa u paguar'! Sindikata kundër projektligjit: E çojmë në Kushtetuese
Kreu i Sindikatës së Policisë Sadedin Fishta i ftuar në studion e Report Tv sqaroi se përse është kundër punësimit të detyruar 4 muaj te shoqëria "Illyrian Guard", shoqëri e krijuar nga ministria e Brendshme për ruajtjen e objekteve shtetërore.
26 Dhjetor 2019, 17:51 -
60% e policëve me kredi e qira, Fishta për Report TV: Nuk marrin orët shtesë, të trajtohen me psikologë (VIDEO)
Që prej tre vitesh, punonjësit e Policisë së Shtetit nuk kanë marrë orët shtesë, apo të jenë paguar për orët suplementare, çka ka bërë që Avokati i Popullit ti kërkojë Qeverisë e Ministrisë së Brendshme për rishikim të kushteve të tyre të punës, si dhe që policët që punojnë në kushte të vështira tu ofrohet shërbimi i trajtimit psikologjik. Për Report TV, kreu i Sindikatës së Policisë, Sadedin Fishta rendit të gjitha problematikat me të cilat hasen efektivët në detyrat që ata kryejnë.
12 Tetor 2019, 17:59