Rol mashkulli/ Luiza Xhuvani 
 pret flokët për “Hamletin”

Rol mashkulli/ Luiza Xhuvani <br /> pret flokët për “Hamletin”
TIRABNE- Luiza Xhuvani po ndihet shumë më e gjallë, më energjike në provat e ditëve të fundit. Shfaqja po afron. E shndërruar në Hamletin “me fustan”, ajo duket se do të bëjë ccdo sakrificë për të realizuar sa më mirë rolin e saj. E rikthyer me mundim në skenë, pas një historie tragjike familjare, aktorja Xhuvani vendos të presë edhe flokët për rolin. Vetëm pak ditë më parë flokët e aktores ishin shumë të gjata, të dendura e të rënda, që mbulonin madje dhe supet.

Por Xhuvani sapo i ka prerë flokët e saj për hir të këtij roli. Fare mirë ajo mund të përdorte edhe paruken, por duket se ka menduar të vijë në skenë me një pamje më natyrale, një pamje bindëse ndoshta, ngaqë luan edhe rolin e një burri.

Flokët e prera shkurt duket se bëjnë edhe më të sigurt në lëvizjet e vrullshme dhe dramatike në skenë, sicc shihen se janë perceptuar që gjatë provave nga aktorja dhe regjisori gjatë interpretimit. Rolin tragjik të “Hamletit”, sipas tragjedisë së njohur të Shekspirit, Luiza Xhuvani do ta shfaq para publikut më 10 tetor 2015 në skenën e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Shfaqjen po e përgatit me regjisorin Enke Fezollari.

Kështu, sicc shihet në këto foto gjatë provave, me këto flokë të prera shumë shkurt, Luiza Xhuvani do të ngjisë në skenë një Hamlet ndryshe. “Një tjetër “i huaj” pa gjini. As burrë, as grua. Figurë, personalitet, njeri”, kështu mendohet të shfaqet në rolin e saj, aktorja sipas regjisorit Enke Fezollari.

Ai ka shkruar një sinopsis klishe për shfaqjen kur rrëfen se “Historia tragjike e Princit Hamlet, është ngjitja e tij në majat më të larta hermetike dhe të pakalueshme për të nxjerr një dritë verbuese të përjetshme dhe ne jemi të dënuar brenda hijes së tij, të përshkruajmë formën e tij…., etj”


 Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 8 Tetor 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Meteori ndriçon qiellin në Spanjë dhe Portugali (VIDEO)

Meteori ndriçon qiellin në Spanjë dhe Portugali (VIDEO)