Roland Bejko: Muajin tjetër hapet
Shkolla e Administratës Publike

Roland Bejko: Muajin tjetër hapet<br />
Shkolla e Administratës Publike
TIRANE - Shkolla Shqiptare e Administratës Publike (ASPA), e krijuar me vendim të Këshillit të Ministrave, do të nisë funksionimin muajin tjetër, me trajnimin e nëpunësve të nivelit të lartë të administratës publike.

Aktualisht ASPA është në fazën përfundimtarë të rikonstruksionit në mjediset e ish- Shkollës së Bashkuar dhe muajin tjetër do të nisë të përmbushë detyrën e saj për trajnimin e të gjithë nëpunësve të administratës publike pa përjashtim, në nivel qendror dhe në nivel vendor, një funksion që më parë e kryente Instituti i Trajnimit të Administratës Publike (ITAP).

Drejtori i ASPA-së, Roland Bejko, tha për ATSH-në se programet trajnuese do të zhvillohen me kurrikula bashkëkohore, ekspertët më të mirë vendas dhe të huaj, në kuadër të partneriteteve që shkolla ka vendosur me institucionet homologe.

Sipas tij, në ndryshim nga ITAP, me funksionimin e ASPA, numri i nëpunësve të trajnuar do të rritet me rreth tre herë më shumë. "Numri i nëpunësve të trajnuar nga ITAP ka qenë rreth 4600 në vit, nga ku 4000 nëpunës të administratës kanë ndjekur temat e programit të vazhdueshëm dhe të tjerët kanë marrë pjesë në  temat e trajnimit mbi integrimin europian.

Me ASPA brenda këtij viti është përcaktuar që rreth 200 nëpunës të nivelit të lartë do të ndjekin trajnime të detyruara, rreth shtatë mijë do të jenë nëpunësit që do të ndjekin trajnimet e vazhdueshme dhe rreth 1200 të tjerë  do të ndjekin trajnimet mbi BE-në" u shpreh Bejko.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 26.05.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim