GJIROKASTER- Roland Bejko është zgjedhur kreu i ri i Partisë Demokratike në Gjirokastër. Bejko, nipi i kreut të Komunës Lazarat, Dasho Aliko, ka fituar me 8 vota diferencë përballë rivalit të tij, Shemsho Lamaj, duke marrë kështu numrin më të madh të votave nga 270 delegatët e anëtarësisë së kësaj force politike në rrethin e Gjirokastrës.
Në vitin 1997, Bejko ka qenë kryetar i PD-së, ndërsa në 2001 ka qenë kandidat për deputet PD, ndërsa në 2013 kandidat për deputet për Partinë Republikane. Po kështu, Roland Bejko, i zgjedhur sot në krye të PD Gjirokastër, ka ushtruar edhe detyrën e Prefektit të Beratit.
Në garë për kreun e PD-së, ishin 4 kandidatë, ndërkaq mësohet se nuk pati incidente.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com