Roland Bejko publikon të plotë programin për Tiranën, ja fokusi kryesor! Ironizon Këlliçin dhe Veliajn: Ata s'kanë platformë, vetëm premtime boshe

Roland Bejko publikon të plotë programin për Tiranën, ja fokusi kryesor! Ironizon Këlliçin dhe Veliajn: Ata s'kanë platformë, vetëm premtime boshe

Roland Bejko

TIRANË- Kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën, Roland Bejko ka publikuar të plotë programin për kryeqytetin. 15 pikat kryesore fokusohen tek ekonomia e Tiranës, bujqësia, arsimi, arti, transporti, etj. Bejko e pati paralajmëruar edhe më parë se do të publikojë një ‘libër’ në të cilin do janë të detajuar çdo pikë e programit të tij, ndërsa një mesazh e ka edhe për kundërshtarët që janë në garë për Tiranën, për të cilët thotë se nuk kanë program dhe se janë futur në këtë garë elektorale me premtime boshe.

“Konkurrentët e tjerë për bashkinë Tiranë, thonë kanë program por nëse shikon në adresat e tyre nuk ka asgjë.  Vetëm premtime dhe "zotime", asgjë konkrete. Ne kemi programin tonë me 15 pika për çdo aspekt të jetës në qytetin tonë”, shkruan Bejko.

Ndër premtimet kryesore të Bejkos, është krijimi i 3 zonave të lira ekonomike, në Tiranë, Arbanë dhe Ndroq me qëllim fuqizimin e ekonomisë së Tiranës. Bejko thotë gjithashtu se do të heqë taksën për infrastrukturën arsimore, si dhe do të përgjysmojë taksën e pastrimit për bizneset.

Në program thuhet se Bashkia do të krijojë lehtësira fiskale dhe do të promovojë financiarisht të gjitha masat që do të merren nga bizneset që synojnë prodhimin dhe kursimin e energjisë (panele diellore, instalime cilësore në godina, përdorimi i mjeteve hibride dhe elektrike etj...) dhe të gjitha format e smart working.

Ashtu siç e ka thënë më parë, Bejko premton ndërtimin e 5 qendrave polifunksionale në hyrje të Tiranës, konkretisht në Kamëz, Kashar, Vaqarr, Lundër dhe Tufinë. Në këto 5 qendra do të ketë edhe parking mbi dhe nëntokësor, si edhe do t’i jepet prioritet tregtimit të prodhimeve të fermerëve vendas.

Sa i takon sektorit të bujqësisë, një ndër premtimet kryesore të Bejkos është vendosja në funksion të plotë e sistemit ujitës që shtrihet në të gjithë territorin e zonave rurale të bashkisë Tiranë, si dhe do mbështesë financiarisht nismat që synojnë standardizimin dhe certifikimin e produkteve vendas. Ndërkohë, Bejko premton edhe ndërtimin e 250 km rrugë për zonat rurale të Tiranës në mënyrë që fermerët ta kenë më të lehtë aksesimin në këto qendra për tregtimin e produkteve.

Sa i takon arsimit, kandidati demokrat thotë se karta e studentit do të jetë shumë shpejt një realitet funksional dhe do të praktikohet edhe për të rinjtë deri në 16 vjeç. Ndërkohë, Bejko thotë se do punohet për të përmirësuar infrastrukturën që do mundësojë pritjen e 150 mijë studentëve në tiranë brenda 2023. Ai premton restaurimin e plotë të konvikteve në Qytet Studenti dhe mbi to montimin e paneleve diellore në funksion të ngrohjes dhe prodhimit të energjisë elektrike. Bejko thotë se do të ndërtohen edhe konvikte të reja për shkollat e mesme profesionale.

Kandidati i PD-së, thotë se çerdhet dhe kopshtet nuk do të jenë më larg se 15 minuta nga shtëpia e fëmijëve dhe për këtë do rishikohet shtrirja e ambienteve, ku përveç ndërtimit të të ambienteve të reja, do të merren edhe me qira. Në program thuhet se do të ndërtohen 10 çerdhe dhe kopshte të reja në mënyrë të balancuar midis qendrës së qytetit dhe lagjeve periferike duke u ardhur në ndihmë njerëzve që punojnë. Nga këto kopshte dhe çerdhe, dy prej tyre do të jenë domosdoshmërish të vendosura pranë zonës industriale të autostradës Tiranë-Durrës.

Bejko ka një premtim edhe për ish-të përndjekurit politikë, ku thotë se burgu 313, ku më parë janë vuajtur dënimet në periudhën e komunizmit, do të shpallet muze. Ndërkohë që Vila 31  e Enver Hoxhës të kthehet në qendër e edukimi dhe informimi për kujtesën e komunizmit.

Lidhur me strehimin, Bejko premton se do të luftohet ndaj çmimeve të larta të banesave si dhe ulje te taksës lokale nga 12% në 5 % ndaj ndërtuesve, si dhe transparencë financiare për ndërtimet në Tiranë.

Për transportin publik, kandidati demokrat thotë se të gjithë autobusët urban do të kenë në pikat e ndalesës së tyre oraret e mbërritjes dhe të nisjes, si dhe vonesat relative në tabelat elektronike të lidhura me vendndodhjen e autobusëve. Në oraret me trafik më të rënduar do të shtohet numri i autobusëve.

Ndërkohë, do të mundësojë lëvizjen falas në transportin publik për disa kategori që nuk mundësi financiare, duke nisur nga pensionistët, studentët, të papunët, njerëz me aftësi ndryshe dhe sh-të përndjekurit politik. Bejko premton biletë elektronike, që do të jetë e vlefshme për 1-javë, 1 muaj ose edhe vjetore.

Ndërtimi i parkimeve shumëkatëshe mbi dhe nën nivelin e tokës për 5 pikat hyrëse në Tiranës do të jetë me kosto ditore prej 200 lekë. Kjo biletë do të jetë e vlefshme në për të lëvizur gjatë gjithë ditës në transportin urban falas.

Pikat kryesore të programit

1.       Arsimi para universitar dhe universitar: Krijimi i infrastrukturës për të pritur në Tiranë deri në 250 mijë studentë deri në 2030.

2.       Arsimi parashkollor: Kopshte dhe çerdhe funksionale, sipas parimit jo më tepër se 15 min larg

3.       Arti. Zero taksë bashkiake për organizatat artistike dhe individët e pavarur që organizojnë aktivitete kulturore në Tiranë.

4.       Bujqësia. Ç’ monopolizim i tregut ushqimor. Hapja e 5 tregjeve në pikat hyrëse të Tiranës dhe promovim i ushqimit të 'Kilometrit 0'.

5.       Ekonomia. Tre zona të lira ekonomie në zonën e Krrabës, Arbanës dhe Ndroqit, për fuqizimin e ekonomisë së Tiranës.Inicim, ligj i ri për Tiranën.

6.       Kujtesa: Shpallja muze e burgut 313, vend i vuajtjes së vuajtjet të dënimit. Vila 31 e Enver Hoxhës do të shpallet qendër edukimi dhe informimi për kujtesën.

7.       Mjedisi. Afrimi i normave evropiane mjedisore mbi ndotjen e ajrit dhe ujit deri në fund të mandatit.

8.       Strehimi. Mundësi strehimi për të gjithë. Luftë çmimeve të larta të banesave. Ulje e taksës lokale nga 12% në 5% ndaj ndërtuesit. Transparencë për ndërtimet në Tiranë.

9.       Shëndetësia. Kujdesi shëndetësor jo më larg se 15 minuta nga banesa e qytetarit. Rikonceptim shërbimit spitalor.

10.   Taksa për të gjithë por të ulëta. Përgjysmim me 50% të taksave aktuale. Eliminim i gjysmës së tarifave dhe ulje të informalitetit.

11.    Turizmi. Turizëm gjatë gjithë vitit dhe i shumëllojshëm. Pesë vite zero taksë për sipërmarrjet turistike, bujtinave, start up, etj.

12.   Transporti. e-Transport. Biletë unike elektronike, pra s’ka radhë. Formatimi i stacioneve të kronometruara.. 5 parkime të mëdha publike në hyrje të Tiranës, mbi dhe nën tokësore.

13.   Territori. Do të bëhet zonim i Tiranës, zona rekreative, industriale, shërbime spitalore dhe sportive. Përqendrimi i kullave me infrastrukturë të përshtatshme në bulevardin e ri.

14.   Sporti. Krijim i abonesë bashkiake për sportin. Subvencionim dhe abonime për aktivitetet sportive, e mundur për të gjithë qytetarët.

15.   Trashëgimia: Shpallja monument kulture i katër zonave, zona e trashëgimisë otomane, e paraluftës,  e komunizmit dhe shpallja muze e ansamblit arkitekturor qendra

(Kliko këtu për të lexuar programin e plotë)

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Theu masën e arrestit të shtëpisë, shpallet në kërkim 47 vjeçari nga Fieri (EMRI)

Theu masën e arrestit të shtëpisë, shpallet në kërkim 47 vjeçari nga Fieri (EMRI)