Roland Bejko takim me banorët e Zallbastarit: Do hapim 5 tregje në hyrje të Tiranës, prioritet prodhimi vendas! Zero taksë për turizmin malor

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko zhvilloi një takim me banorët e zonës Zallbastar, ku dëgjoi shqetësimet e tyre dhe prezantoi edhe vizionin e tij për zonat rurale. Bejko tha se do t’i japë prioritet prodhimit vendas dhe se do të ndërtojnë 5 tregje në hyrjet e Tiranës, ku fermerët vendas do mund të tregtojnë prodhimet e tyre. Po ashtu, Bejko premton edhe ndërtimin e 250 kilometër rrugë rurale për të bërë të mundur aksesin e fermerëve vendas në këto tregje.

“Angazhimi janë lidhur me prodhimet vendase të zonës suaj por edhe të gjithë fshatrave të Tiranë do jetë i tillë. Në hyrje të Tiranës do të ketë tregje ushqimore. Do jenë 5 tregje kryesore, në 5 arterie që të fusin në Tiranë. Për shembull nga zona juaj, meqë ju kaloni te rruga e Arbrit, mu në hyrje të Tiranës. Për ju s’do jetë shumë larg, të mos futeni në Trafikun e Tiranës, por edhe për qytetarët e Tiranës të mos dalin nga Tirana, të mos dalin nga Tirana dhe të blejnë ushqimet tuaja, se nuk e bëjnë këtë gjë. Ne do t’u ofrojmë prodhime tuaja të freskëta, bio qytetarëve të Tiranës me qëllim që ekonomia juaj shtëpiake të përmirësohet. Aty do të kemi edhe frigoriferët dhe do të magazinohen produktet tuaja me etiketën përkatëse, kur të vijë klienti që do ta blejë prodhimin, punonjësi i bashkisë që është atje do të argëtojë paratë dhe do të njoftoheni që të vini të merrni paratë tuaja. Ne e quajmë treg me kilometrin zero, se gjithë periferia ku gjendeni ju bashkë me bashkinë quhet zero km, 1 bashki.

Prioritet i Bashkisë së Tiranës nën drejtimin e Partisë Demokratike do të jetë edhe zhvillimi turizmit. Bejko u tha banorëve se do të kenë zero taksa nëse zhvillojnë turizëm malor. Po ashtu ai tha se do të hiqet taksa e infrastrukturë shkollore, do të përgjysmohen të gjitha taksat vendore.

Zhvillimi i agroindustrisë, por edhe i turizmit malor do të jetë prioritet. Turizmi s’do ketë asnjë taksë për të gjithë periudhën që do zhvillohet. Do kemi edhe subvencione për nxitjen e  zhvillimit të turizmit, sidomos turizmi i bujtinave, i aventurës e sporteve të ndryshme. Taksa e infrastrukturë shkollore, taksa e infrastrukturës sportive që paguhet si në fshat si në qytet, si nga ata që kanë fëmijë, si nga ata që s’kanë fëmijë në shkolla, ne do ta heqim këtë, sepse është e tepërt. E ka kaluar afatin, e ka shtyrë me dy vite të tjera bashkia, me një vendim të Këshillit Bashkia, që nuk merret vesh si është bërë. Në këto kushte ne do ta heqim, se e paguan si qytetari edhe ai që ka biznes. Madje qytetari e paguam edhe si qytetar edhe si biznes. Po të ketë të njëjtin lokal në dy vende të ndryshme, e paguan për çdo lokal që ka. Do përgjysmojmë edhe taksat për pastrimin. Të gjitha tarifat për pastrimin do të përgjysmohen dhe kjo do të bëjë që të lirohet edhe më shumë barra e tatimpaguesve në bashkinë e Tiranës”, tha Bejko.

Bejko më herët ka premtuar jo vetëm një plan masash për lehtësimin e trafikut, por dhe një flotë autobusësh ekologjikë për mbrojtjen e mjedisit. Bejko tha për të motivuar të rinjtë të angazhohen në sport, Bashkia e Tiranës në rast se do të drejtohet prej tij do të japi një abone “Sport Card” për mbi 16 vjetarët që do duan të merren me sport. Kjo kartë do ti ndihmojë ata të paguajnë më pak gjatë angazhimit në aktivitete sportive. Po ashtu, Bejko ka premtuar kopshte e shkolla jo më larg se 15 minuta nga vendbanimi si dhe ndërtimin e 5 tregjeve dhe 5 komplekseve sportive në pikat hyrëse të Tiranës.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi 3 baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi 3 baza amerikane në Britani