Roland Bejko: Ulim taksat me 50%, ndërtojmë 5 tregje e 3 zona të lira ekonomike! Votoni ofertën time për Tiranën, mos e çoni votën dëm për Ilir Metën

Roland Bejko: Ulim taksat me 50%, ndërtojmë 5 tregje e 3 zona të lira ekonomike! Votoni ofertën time për Tiranën, mos e çoni votën dëm për Ilir Metën

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko në takimin me qytetarët në zonën e Freskut u ndal në disa prej pikave të programit të tij për kryeqytetin. Bejko premton uljen e taksave me 50%, që sipas tij kjo është një mënyrë që do të rrisë buxhetin e Bashkisë së Tiranës, pasi do të paguajnë taksa edhe ata që nuk janë taksapagues. Me këto para që do të shtohen në buxhetin e bashkisë, Bejko tha se do të ndërtojnë, çerdhe, kopshte, shkolla, qendra shëndetësore vetëm 15 minuta larg banesës së qytetarëve.

“Unë në programin tim kam premtuar ulje të taksave 50%, 30% të lë qeveria të ulësh taksat por karta e autonomisë vendore që vjen nga Europa e detyron qeverinë që t’ia lë në dorë bashkisë të përcaktojë politikat fiskale dhe ne do ta shfrytëzojmë këtë aset, këtë armë të fortë, për ta detyruar qeverinë të pranojë politikat tona fiskale në bashki se duam t’a rrisim buxhetin e bashkisë, të paguajnë edhe ata që nuk paguajnë taksa duke i ulur ato. Kështu do të rritet buxheti me 60-70 milionë euro më shumë dhe për pasojë do kemi më shumë para, për të bërë kopshte, çerdhe, shkolla në të gjitha lagjet që nuk ka. Atje ku ka, për të bërë çerdhe, kopshte, shkolla për të liruar klasat që kanë dyfishin e numrit të fëmijëve tanë aty brenda, ku janë bërë si sardele”, tha Bejko.

Kandidati demokrat angazhohet për uljen e taksës së ndërtimit nga 12% në 5% pasi çmimet e banesave kanë shkuar në stratosferë. Bejko thotë se taksën 3% që u merret ndërtuesve, do ta marrin një pjesë në para dhe një pjesë me banesa, në mënyrë që të mbështesin çiftet e reja, nënat kryefamiljare dhe të pastrehët me banesa sociale.

“Ne do të ulim taksën e ndërtimit nga 12% në 5% me qëllim që të ndihmojmë në uljen e çmimit të banesave. Sot me paret që ka pastruar krimi i organizuar në Shqipëri 1.6 mld euro, çmimi i banesave ka vajtur në stratosferë. Askush nga këto djemtë dhe vajzat e reja, nëse do të lidhin kurorë nuk kanë ku të strehohen, se çmimet janë aq të larta sa që ju duhen 4-5 jetë ta blejnë një shtëpi të tillë. Ne do ta marrim taksën 3% nga ndërtimet, në para dhe në objekt me qëllim që çiftet e reja, nënat kryefamiljare dhe të pastrehët e Tiranës të kenë mundësi ku të strehohen”, tha Bejko.

Prioritet do të jenë edhe zonar ruale, ku Bejko angazhohet për ndërtimin e 250 kilometër rrugë rurale, në mënyrë që fermerët vendas ta kenë më të lehtë aksesin në 5 tregjet që do të ndërtohen në hyrje të Tiranës. Po ashtu do të krijohen edhe tri zona të lira ekonomike, në Krrabë, Arbanë dhe Ndroq.

“Kemi premtuar ndërtimin e 250 km rrugë dhe angazhohemi që do ta bëjmë atë si emergjencë që fshatrave të Tiranës t’i japim akses të zbresin në Tiranë shpejt. Do të bëjmë vaditjen dhe kanalizimet në fshatrat e Tiranës që të rritet prodhimi vendas me këtë tokë të begatë që ka kurora e Tiranës. Ndërtimin e 5 tregjeve, në 5 pikat hyrëse të qytetit me qëllim që prodhimi vendas të shitet në kilometrin 0 dhe qytetarët të ushqehen shëndetshëm dhe banorët e fshatrave të kenë mundësi të rrisin ekonominë e tyre famijare. Ne kemi premtuar zero taksa për turizmin, për këdo nga ju që do hapë një bujtinë, që do zhvillojë agroturizimin, zero taksa. Kemi premtuar tre zona të lira ekonomike në zonat rurale të Tiranës, me qëllim që ti japim mundësi ekonomisë të zhvillohet dhe biznesi të rritet që të rritet fuqia blerëse”, u shpreh Bejko.

Në fund Bejko u bëri thirrje të gjithë qytetarëve dhe demokratëve që të dielën të votojnë numrin 9 dhe 6 në mënyrë që të mos e çojnë votën dëm për Ilir Metën.

“Mos e çoni votën dëm duke votuar Ilir Metën. Votoni vetëm Partinë Demokratike numrin 9, votoni numrin 6 kandidatin e saj, kandidatin tuaj, kandidatin e demokratëve që përfaqësohen sot nga unë  e nesër nga dikush tjetër, por nga djem të ndershëm të këtij populli”, përfundoi Bejko.


Lajmi kryesor:

Roland Bejko: Më 14 maj t’i largojmë 'pushtuesit', i kanë marrë frymën Tiranës! Trekëndëshi i Bermudës ndan paratë e pronat e qytetarëve me oligarkët


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi 3 baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi 3 baza amerikane në Britani