Përbërësit:
- 1 kungull
- 1 karrotë
- 3 vezë
- 2 lugë gjelle kos
- 2 lugë gjelle miell
- 1 lugë çaji piper i kuq
- Kripë, piper i zi
- Susam dhe fara
Për mbushje:
- Krem djathi
- Sallatë jeshile
- Majdanoz
- Domate
- Djathë
Përgatitja:
Kalojmë në rende kungullin dhe karrotën, më pas i shtrydhim fort që të largojmë ujin. I hedhim në një tas dhe shtojmë vezët, kosin, miellin dhe erëzat. E përziejmë derisa masa të bëhet homogjene. Në tepsi vendosim letër pjekjeje dhe shpërndajmë përzierjen në një shtresë të hollë. E spërkasim sipër me susam dhe fara të zeza. E vendosim në furrë në 180°C derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të artë (rreth 20–25 minuta). E nxjerrim nga furra dhe e lëmë të ftohet plotësisht para se ta rrotullojmë. Kur ftohet, e kthejmë mbrapsht dhe e lyejmë sipër me: krem djathi, vendosim pak sallatë jeshile, majdanoz, domate dhe djathë të grirë. E mbledhim në formë ruloje, e presim në feta dhe e shërbejmë.
Komente












