Roli dhe qëndrimet e
Shqipërisë në Samitin e NATO-s

Roli dhe qëndrimet e<br />Shqipërisë në Samitin e NATO-s
TIRANE- Samiti i NATO-s i zhvilluar dje në Uells është mbajtur në një kohë trazirash globale dhe ka dhënë mesazhe të forta për liderët botërorë për çështjet e konfliktit në Ukrainë dhe asaj për grupin terrorist ISIS. Kryeministri Edi Rama i shoqëruar me ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe ministri i Jashtëm Ditmir Bushati kanë zhvilluar një sërë takimesh në të cilat kanë shprehur qëndrimet dhe angazhimin e Shqipërisë në çështjet e rëndësishme. Kryeministri Rama në media është shprehur se paralajmërimin për ekzistencën e grupimeve ekstremiste e ka shprehur prej kohësh por në kohën në të cilën u bënë deklaratat shumë prej anëtarëve të BE-së që e dëgjuan rrudhën buzët.

Në lidhje me grupimin terrorist ISIS dhe kërcënimi që Shqipëria mund të kthehet në një vend furnizues të një kontigjenti të tillë, Rama është skeptik por kërkon një vigjilencë dhe një bashkëpunim gjithnjë e në rritje mes vendeve të BE-së. “Evropa ka nevojë për Shqipërinë dhe shqiptarët, njësoj siç shqiptarët kanë nevojë për Evropën. Ne kemi një tolerancë të shkëlqyer fetare ndaj edhe është e rëndësishme që të distancohemi dhe të mos bëhemi pjesë e kontigjenteve terroriste”, u shpreh Rama.

Ndërkohë një qëndrim shumë pozitiv kanë mbajtur në lidhje me paraqitjen e Shqipërisë në Samitin e NATO-s që u zhvillua dje dhe do të vijoj sot në Uells edhe ministrat Kodheli e Bushati. Duke ju referuar një prej pikave të cilat po diskutohen gjatë Samitit, që ka të bëjë me krijimin e një force të re ushtarake brenda NATO-s në shërbim të konflikteve të mundshme, ministrja Kodheli ka shprehur gatishmërinë e Shqipërisë për të qenë pjesë e kësaj aleance. Kodheli është shprehur se deri tani nuk është bërë ende një ftesë nga NATO për pjesëmarrjen e Shqipërisë në këtë strukturë, por nëse do të vijë ftesa të gjitha kapacitetet e vendit tonë ushtarake do të jenë në dispozicion të NATO-s.

Lidhur me mesazhet e dhëna për Ukrainën gjatë këtij Samiti, mistri Bushati ka sqaruar se kjo është një vendimmarrje jo e lehtë për NATO-n, por gjithsesi dakortësia e arritur mes vendeve ka bërë që mesazhet në drejtim të Rusisë të jenë edhe më të qarta. Samiti do të vijoj edhe në ditën e sotme, ku pritet që delegacioni shqiptar të vijoj me takime të cilat janë në funksion të rritjes së rolit dhe bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe vendeve anëtare. 


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 5 Shtator 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën