Roli i Kuvendit në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, Balla fton opozitën për bashkëpunim: Të punojmë për ndryshimin e ligjit

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka ftuar opozitën që të bashkohen për të përfunduar procesin e anëtarësimit në BE. Në fjalën e tij në Kuvend u shpreh që nga fillimi i sesionit të ri parlamentar të nisin punën për ndryshimin e ligjit pasi janë celur negociatat.  

Teksa përmendi fjalën e presidentit francez Macron dhe kancelarit Scholz, Balla u shpreh se duhet të punojnë fort për të bërë të mundur anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

"Shumë të gatshëm për të hapur një debat për integrimit. Të gatshëm të fillojmë prej 6 shtatorit punën për ndryshimin e ligjit për rolin e Kuvendit të Shqipërisë në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Jemi në fazë tjetër. Ajo që besoj që ka konsensusin e plotë publik në Shqipëri është nevoja që të bëhemi bashkë për ta përfunduar këtë proces. Dua të nënvizoj dy elementë.

Macron propozon komunitet të ri politik që nuk është zhvendosje nga procesit i anëtarësimit por një afrim i shpejtë i vendeve të Ballkanit Perëndimor për çështjet e politikës së jashtme ndërsa kancelari Scholz që është më optimist për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor për një kohë 4-5 vjeçare. Qofshin të dyja të vërteta e të mundshme, ajo që na takon ne, duhet ta bëjmë", tha Balla.

Në fjalën e tij, Balla shprehu edhe keqardhjen për mungesën e opozitës në ngritjen e flamurit të anëtarësimit. Kreu i grupit parlamentar të PS, Balla tha se do të kishin dëshirë që të ishin bashkë në momentin e ngritjes së flamurit të BE.

"Ndoshta ne në këtë sallë nuk e kemi kuptuar ende këtë arritje historike, që duhet të kishte ndodhur katër vite ë parë por edhe kjo anë e sallës u sqaruar se çështja nuk kishte të bënte me plotësimin e detyrave të shtëpisë për Shqipërinë por për një veto të Bullgarisë. Fakti që në momentin kjo mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut u mbajt në kohë rekord, 3 ditore gjithë puna për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Kësaj duhet t’i gëzohen të gjithë shqiptarët.

Teksa bisedoja me një diplomat të rëndësishëm në Tiranë para godinës së Bashkimit Europian ajo që më tha dhe që dua ta citoj në thonjëza është: “opozita shqiptare mungon kur e ftojnë dhe ankohet kur nuk e ftojnë”. Ne do kishim shumë dëshirë që drejtuesit e komisioneve dhe grupit parlamentar të PD të ishin bashkë me ne në atë moment të ngritjes së flamurit të BE në godinën e ekzekutivit. Edhe ne duhet që në seancën më të parë brenda Kuvendit ku ndodhet flamuri ynë kombëtar të vendosim flamurin e BE. Se jemi në atë fazë të procesit ku çdo shqiptar duhet të ndihet europian", tha Balla.

Shqipëria ka nisur 'vrapin' drejt BE-së duke zhvilluar konferencën e parë ndërqeveritare në Bruksel sëbashku me Maqedoninë e Verit. Vendi ynë i përbërë nga 25 delegatë zhvilloi bisedimet me dyer të mbyllura ditën e djeshme duke shënuar kështu një ditë historike.

/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja