Deputeti shqiptar në parlamentin e Malit të Zi, Genci Nimanbegu në një intervistë për gazetarët në Shkodër vlerësoi rolin e qeverise shqiptare ne disa procese të rëndësishme për shqiptarët në Mal te Zi. Ai tha se pritshmëritë janë të larta për mandatin e tretë të Kryeministrit Rama.
"Ndikimi i z.Rama ka qenë domethënës dëshirojmë Shqipërisë më të mirën, qeverisja të jetë demokratike dhe zemërgjere, fatkeqësisht gjuha e rënduar ka konflikte ne si pjesë të konflikte të zbutet", u shpreh ai.
Nimanbegu foli dhe për politikën e brendshme të Malit të Zi dhe marrëdhënien jo të mirë me zv/kryeministrin Dritan Abazoviç, që sipas tij po vë në rrezik të ardhmen europiane.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
"Së pari ndaj akuzave të pabaza duhet të mbrohemi. Z. Abanovic për gjithçka fajëson partitë shqiptare në Malin e Zi. Ne s'kemi askënd më pranë se vetë shqiptarët, kam bërë thirrje për bashkëpunim, nuk është mirë që nga miq të bëhemi armiq. veprimet e tij vënë në rrezik të ardhmen e Malit të Zi, subjektet qendrën e sheh në Beograd, në fokus kanë çmontimin e sistemit të kaluar. politikën që tani bëhet në Malin e Zi", shtoi deputeti shqiptar në Mal të Zi.
Genci Nimanbegu është deputet i Forcës së Re Demokratike dhe ka mandatin e 4 në Parlamentin e Malit të Zi.
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)