Ambasadorja e SHBA në OKB në Tiranë: Shqipëria një aleat i palëkundur! Kritike në Këshillin e Sigurimit kundrejt Rusisë

Ambasadorja e SHBA në OKB në Tiranë: Shqipëria një aleat i palëkundur! Kritike në Këshillin e Sigurimit kundrejt Rusisë

Linda Thomas-Greenfield dhe Yuri Kim

TIRANË- Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield ka mbërritur ditën e sotme në Tiranë. Vizita ambasadores vjen pasi Shqipëria kryesoi për një muaj Këshillin e Sigurimit në OKB

Ambasadorja do të zhvillojë një vizitë dy ditore, ndërsa pritet të ketë takime me zyrtarë të qeverisë, mes tyre presidentit Bajram Begaj, si edhe me përfaqësues të shoqërisë civile.

Ambasadorja përmes një statusi në ‘Twitter’, shkruan se Shqipëria është një partner i palëkundur i SHBA, ndërsa vlerëson edhe qëndrimet e vendit tonë në Këshillin e Sigurimit në OKB kundrejt Rusisë.

“Shqipëria është një aleat i palëkundur dhe një partner kritik në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, veçanërisht përballë luftës brutale të Rusisë në Ukrainë”, shkruan Linda Thomas-Greenfield.

Në takimet që ambasadorja do të ketë më zyrtarët shqiptarë, fokus i tyre do të jetë edhe kriza energjetike dhe mënyrat e bashkëpunimi për të përballur krizën, si edhe forcimi i aleancës së NATO-s.

Sakaq, vizita e saj vjen gjatë 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri, ku Ambasadorja Thomas-Greenfield do të diskutojë gjithashtu mënyrat për të forcuar partneritetin mes dy vendeve. Pas vizitës në Shqipëri, ambasadorja do të vizitojë Poloninë.

Për një muaj, 1-30 qershor Shqipëria ka mbajtur presidencën e Këshillit të Sigurimit, për t’ia lënë vendin Brazilit. Për herë të parë, 66 vjet pas anëtarësimit në OKB, Shqipëria është ulur  në tryezën më të lartë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin, mandat që nisi në janar 2022 deri në fund të 2023.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:29
Ambasadorja e SHBA në OKB vizitë në Tiranë: Kënaqësi të bëja tur të sheshit 'Skënderbej' me Yuri Kim

Sapo ka mbërritur në Tiranë, ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield ka bërë një tur në sheshin 'Skënderbej', e shoqëruar nga ambasadorja Yuri Kim.

"Kënaqësi të bëja një tur të sheshit Skënderbej, i cili mban emrin e heroit kombëtar të Shqipërisë. Faleminderit për shoqërimin dhe mikpritjen e ngrohtë në Tiranë, Ambasadore Yuri Kim!" – shkruan Thomas-Greenfield në Twitter.

Ora 15:13
Mbërrin në Tiranë ambasadorja e SHBA në OKB: Shqipëria një aleat i palëkundur

Ambasadorja e SBA-së në Këshillin e Sigurimit, Linda Thomas-Greenfield ka mbërritur në Tiranë.

Ambasadorja përmes një statusi në ‘Twitter’, shkruan se Shqipëria është një partner i palëkundur i SHBA, ndërsa vlerëson edhe qëndrimet e vendit tonë në Këshillin e Sigurimit në OKB kundrejt Rusisë.

“Shqipëria është një aleat i palëkundur dhe një partner kritik në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, veçanërisht përballë luftës brutale të Rusisë në Ukrainë”, shkruan Linda Thomas-Greenfield.

SI.E.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • UKU MOMLIT: 06/11/2022 15:29

    Mirse na erdhe moj ambasadoreshe e USA! Po kush i sheh e degjon tani keta papagajt e politikes shqiptare ne qeveri e opozite,duke filluar nga missGJALLICA,alias xhaçkaMINISTRE e deri te skërfylli mbi tè,pale pastaj lehaqeni balla me shoke, salih@likja,gjiknuret,mediun efendiun qe eshte frymezuar si delegat ne USA. Do na besh te dyllosim veshet deri sa te kaloj ky event....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?