Romë, kapet shqiptari me 12 kg
kokainë, vlera 500 mijë euro

Romë, kapet shqiptari me 12 kg<br />kokainë, vlera 500 mijë euro
ROME- Një 30 vjeçar shqiptar është arrestuar mbrëmjen e së premtes në autostradën lindore të Romës pasi në makinë iu gjetën 12 kg kokainë. Media italiane informojnë se policia kishte dyshuar në sjelljen e të riut dhe menjëherë kanë vendosur të kryejnë një kontroll të plotë të automjetit të tij.

Droga, 12 kg kokainë ishte fshehur në gomat e pasme dhe prapakolpin e mjetit luksoz Volskwagen.Droga ishte e ndarë në 12 pako me peshë 1 kg secila dhe kapte vlerën e 500.000 mijë euro.

Hetuesit janë duke marrë në pyejte shqiptarin me iniciale L.E, për të zbuluar intinerarin dhe origjinën e kokainës. Dyshohet se shqiptari është pjesë e një rrjeti të fuqishëm lëndësh narkotike që vepron në kryeqytetin italian dhe klientë të kësaj bande janë të rinjtë e Romës që përdoren si shpërndarës dhe konsumator të kokainës.
(sg/as/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Nesër PD sërish proteston para bashkisë së Tiranës, Policia i jep lejeon por paralajmëron organizatorët

Nesër PD sërish proteston para bashkisë së Tiranës, Policia i jep lejeon por paralajmëron organizatorët