ROME - Luigi Preiti kishte ideuar para 20 ditësh planin e vënë në veprim dje paradite në momentin kur qeveria e Enrico Lettas do të bënte betimin para presidentit italian Napolitano.
“Doja të qëlloja politikanët” ka rrëfyer pa hezitim 49vjeç, nga Rosario (Reggio Calabria). Marrja në pyetje është bërë në spitalin ku është shtruar pasi mbeti i plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit paraditen e djeshme para Pallatit Kixhi në Romë, ku ndodhen zyrat e kryeministrisë.
Preiti përveç armës e me të cilën ka qëlluar kishte me vete edhe 50 plumba, prej të cilëve u përdorën 7. Në këto rrëthana kjo mund të kishte qënë një masakër deklaroi gjykatësi, shkruan sot corriere.it
Në përfundimin e marrjes në pyetje prokurori përkoi vlefshmërinë e arrestit për vrasje e mbetur në tentative, plagosje dhe armëmbajtje pa leje. Periti do të paraqitet para gjykatësit ditën e martë.
Luigi Preiti, ishte personi që hapi zjarr duke qëlluar me armë 6 herë në drejtim të një grupi të forcave policore italiane, nga të cilët dy mbetën të plagosur dhe po ashtu iu përgjigjën me zjarr duke e plagosur. Në këtë shkëmbim zjarri u plagos dhe një qytetare.
Incidenti nuk ka lidhje me terrorizmin deklaruan autoritetet italiane, dhe nuk pengoi ceremoninë e betimit te ministrave.
(ls/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com