TIRANE- Rreth 30 % e komunitetit rom është e pa regjistruar në regjistrat e lindjes dhe për pasojë nuk përfitojnë asnjë shërbim falas nga institucionet shtetërore. Ky është një nga problemet më të hershme të këtij komuniteti, pasojat e të cilit ata i vuajnë për vite të tëra gjatë jetës. Skender Veliu, drejtori i Unionit të Romëve në Shqipëri sqaron arsyet e këtij mos regjistrimi. Ai thotë se një nga arsyet kryesore është fakti se ato janë gjithmonë në lëvizje, në shtegëtim dhe për këtë arsye e shohin si të kotë t’i regjistrojnë të vegjëlit në një vend të caktuar.
Një tjetër arsye, e cila përbën edhe numrin më të madh të këtyre rasteve, është ai i lindjeve jashtë shtetit. Kjo ka të bëjë më shumë me komunitetin Rom që jeton në zonat kufitare. Lindjet në vendet e tjera nuk regjistrohen për shkak se famijarët janë të papajisur me dokumentacion dhe për shkak se duan t’i shpëtojnë një shumë të caktuar që paguhet në matenitet këto persona zgjedhin si më të lehtë të largohen pa kryer regjistrimin.
Shkrimi u publikua sot (13.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com