Roma-City, në Champions League
s'ka vend për të dyja, Garcia: Finale

Roma-City, në Champions League<br />s'ka vend për të dyja, Garcia: Finale
E gjithë bota e futbollit sonte do të përqendrohet në “Olimpico” atyre ku Roma do të presë ekipin e Manchester City në duelin për një vend në turin tjetër të Champions League. Aktualisht Roma, City dhe CSKA ndodhen në kuotë të barabartë pikësh, 5, por shanset më të mëdha i kanë italianët, pasi luajën në fushën e tyre ndaj anglezëve, teksa Bayern supozohet se nuk do të tolerojë ekipin rus. Trajneri i Romës, Garcia e cilëson ndeshjen e sotme si më të rëndësishmen e edicionit dhe kërkon përqendrim maksimal.

“Ndeshja ndaj Manchester Cityt për ne është si një finale. Kemi këtë mundësi të artë në një “Olimpico” të zjarrtë. Nëse fitojmë, do të jetë dicka e jashtëzakonshme. E dimë që Manchester City është shumë i fortë, por ne synojmë të ecim përpara. Duhet të jemi shumë të përqendruar dhe unë jam i sigurt se mund t’ia dalim” deklaroi ai. Edhe kundërshtari i tij, Pelegrini nuk i humbet shpresat për të vijuar më tej, teksa në përballjen më decizive nuk ka lojtarin më të mirë. Aguero u dëmtua ndeshjen e fundit ndaj Everton duke mbyllur këtë vit para kohe. Megjithatë, kiliani shprehet se “Në Romë shkojmë vetëm për fitore. Jemi duke kaluar  një moment të mirë dhe shpresoj që të marrim maksimumin edhe në Itali, pavarësisht se nuk kemi Kun” tha ai.

Ndeshja tjetër që premton spektakël sonte zhvillohet në “Camp Nou” mes Barcelonës dhe PSG për vendin e parë në grupin F, pasi francezët janë një pikë para. Trajneri i katalanasve i trembet sulmuesit Ibrahimovic në këtë sfidë, pasi suedezi e njeh mirë ish-ekipin e tij. “Do të përballemi me një skuadër të fortë por objektivi jonë nuk ndryshon. Dëshirojmë të fitojmë. Me Ibrahimovic të rikuperuar do të jenë më të rrezikshëm. Duhet të punojmë shumë për ta izoluar atë dhe mos t’i lejojmë shumë alternativa në sulm” thekson tekniku.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Shkodër/ 15-vjeçari goditet me thikë, ndërron jetë në spital! Arratiset autori

E rëndë në Shkodër/ 15-vjeçari goditet me thikë, ndërron jetë në spital! Arratiset autori