Roma fiton 3-2 derbin e kryeqytetit
Lazio ndëshkohet por arrin finalen

Roma fiton 3-2 derbin e kryeqytetit<br />Lazio ndëshkohet por arrin finalen
Në derbin e kryeqytetit, Roma ka mundur Lazion me rezultatin 3-2 por kjo nuk ka mjaftuar që fitimtarja e mbrëmjes të shkojë në finalen e Kupës së Italisë.
 
Në finalen Kupës do të shkojë skuadra e Strakoshës pasi arriti të shënojë më shumë gola në të dyja ndeshjet e zhvilluara.
 
I pari që gjen golin është Serbi Savic që shënoi për Lazio vetëm 8 minuta nga fundi i pjesës së parw por nuk arrit të gëzohej mirë pasi El Shaaraëy barazon rezultanin.
 
Në pjesën e dytë është Lazio që gjen sërish golin me Immobile, pas 15 minutave nga fillimi i pjesës së dytë, por Roma nuk i fiku motorët dhe pse i humbi shpresat për të shkuar në finalen e Kupës, sulmuesi Salah e ndëshkon 2 herë portën e Lazio dhe ekipi i tij fiton derbin.

Lazio humbi derbin por shkoi nw finalen e kupws ku do të presë skuadrën që do të fitojë ndeshjen Napoli-Juventus.
 
Kujtojmë që Juventus e ka fituar ndeshjen e parë kundër Napolit 3-1 dhe skuadrës së Elseid Hysajt i duhen forca dhe fat që të shkojë në finale.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot