Roma fitore me aromë Championsi ndaj Juves, Fiton Barça e mundet Real Madrid

Roma fitore me aromë Championsi ndaj Juves, Fiton Barça e mundet Real Madrid

Roma nuk dorëzohet në garën për një vend në Champions sezonin e ardhshëm. Në “Olimpico” skuadra e Ranierit mposhti 2-0 Juventusin që vijon të jetë me pushime dhe kap Milanin në kuotën e 62 pikëve vetëm një më pak se Interi që sonte është i impenjuar me Chievon.

Kampionët e Juves në pjesën e dytë e ulën ritmin dhe verdhekuqtë shënuan golat me Florenzin dhe Edin Dzeko në minutat 80-të dhe 92.

Në javën e 36-të të Serisë A Napoli mposhti 2-1 në transfertë Spal me golat e Allan dhe Mario Rui në pjesën e dytë. Djemtë e Ancelottit prej javësh e kanë blinduar vendin e dytë dhe nuk kanë asnjë objektiv edhe në dy javët e mbetura.

Janë luajtur edhe ndeshjet e parafundit për këtë sezon në La Liga. Barcelona provoi të harronte eliminimin dramatik nga Championsi me një fitore 2-0 ndaj Getafes në “Camp Nou”. Vidal dhe një autogol dënuan miqtë që humbën një mundësi të artë për Championsin por që mbeten ende në garë.

Edhe pse me objektivin e vetëm për të sjellë në formë lojtarët për sezonin e ardhshëm Real Madrid humb sërish. Në “Anoeta” Sociedad mposhti 3-1 Los Blancos që pësojnë humbjen e 11-të sezonale gjë që nuk ndodhte që prej vitit 1999-të. Golin e vetëm për Realin e shënoi Brahim Diaz.

Në barazim u mbyll Atletico Madrid-Sevilla ku golat u shënuan nga Koke dhe Sarabia. Atletico këtë sezon e mbyll si forcë e dytë ndërsa andaluzianët janë 2 pikë larg zonës Champions. Valencia pritet të sigurojë vendin e fundit që të dërgon në Champions pasi mposhti 3-1 Alaves./ Përgatiti Andi Kapxhiu

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nga mbërritja e Metës me dy gishta, te ‘selfie’ e përzemërta mes Elona Gurit dhe Kryemadhit

Nga mbërritja e Metës me dy gishta, te ‘selfie’ e përzemërta mes Elona Gurit dhe Kryemadhit