Në ndeshjen e fundit të javës së 24-të në Serinë A Roma ka mposhtur me goleadë Beneventon 5-2 dhe parakalon Lazion duke marrë vendin e katërt në kampionat. Verdhekuqtë sigurojnë fitoren e dytë radhazi dhe tashmë janë në pozicionin që të dërgon në Champions.

Në Olimpico miqtë kalojnë në avantazh me Guilherme por Fazio e mbyll pjesën e parë në barazim. Në fraksionin e dytë shpërthen turku Under i cili së pari jep një asis për Dzekon që shënon golin e dytë dhe më pas realizon vet dy gola në minutat 62 e 75. Brignola realizon golin e dytë për Beneventon ndërsa Defrel mbyll llogaritë dhe Roma mund Beneventon 5-2.

Pas tre humbjesh radhazi në La Liga Valencia rikthehet tek fitorja dhe këtë e bën në derbin ndaj Levantes.Skuadra e Marcelino fitoi 3-1 dhe rimerr vendin e tretë duke lënë pas Real Madrid.

Santi Mina shënoi golin e parë për Valencian në Mestalla por Levante e Sadikut barazoi shumë shpejt me Postigo dhe në barazim u mbyll pjesa e parë. Në të dytën falë golave të Vietto dhe Parejo me penallti Valencia siguroi tre pikët dhe rikthimin në rezultatet pozitive.

d.c./shqiptarja.com