Roma do të rikthehet në Shqipëri të shtunën këtë herë jo më për një trofe europian, siç ishte finalja e Conference League më 25 maj 2022, por për një miqësore me Partizanin, skuadrën kampione të Shqipërisë.
Ndeshje të tilla mbahen mend gjatë për shkak të emrit të madh që do të zbarkojë në ‘Air Albania’, por italianët kanë zgjedhur që në këtë rikthim të tyre të mos kenë asnjë dalje për shtyp. Në axhendë nuk është asnjë konferencë zyrtare qoftë e trajnerit Mourinho qoftë apo e ndonjë lojtari. Nuk dihet ende me siguri, por gjasat e vetme janë që Marash Kumbulla, i cili nuk do jetë në gjendje të luajë në fushë, të japë një interviste të shkurtër për transmetuesin zyrtar të miqësores dhe vetëm kaq.
Kjo sepse vetëm një javë më vonë do të nisë Seria A dhe Mourinho nuk do asnjë shpërqendrim. Madje Report TV mëson se Roma nuk do qëndrojë në Tiranë më shumë se 12 orë për ketë ndeshje.
Klubi verdhekuq do të niset nga Roma në orën 11:00 dhe do të jetë në Rinas rreth orës 12:30. Më pas do vendoset në një nga hotelet e Tiranës pranë stadiumit për të konsumuar drekën dhe në vijim në Air Albania për ndeshjen që nis në orën 20:00. Me të mbaruar ndeshja është parashikuar që të bëhet nisja drejt Rinasit dhe klubi italian të kthehet menjëherë në shtëpi.
E gjitha kjo që Roma të jetë sa më gati për ndeshjen e parë në Seria A, që verdhekuqtë e luajnë me datë 20 gusht në Olimpico kundër Salernitanës.
Edhe 25 veta do i shtohen propagandes turistike or teeeejjjjj
Përgjigju