Pak më shumë se 24 orë më pas skuadra e Romës do të shkelë në tapetin e ‘Air Albania’ për sfidën e madhe kur Feyenoord, por më parë ata duhet ta testojnë stadiumin e kryeqytetit shqiptar.
Udhëtimi i skuadrës së Romës nga Rinasi për në Tiranë duket se ka shkuar pa asnjë problem, teksa autobusi i ekipit verdhekuq ka mbërritur në stadiumin “Air Albania”. Skuadra e Murinjo tashmë është në fushë.

Lajmi kryesor:
Conference League/ Mbërrijnë Roma e Feyenoord! ‘Ndizet’ kryeqyteti, tifozët mbushin rrugët e kryeqytetit, flasin për Report Tv: Shqiptarët, miqësorë (VIDEO)

