Ministri italian i Punëve të Brendshme, Angelino Alfano, konfirmoi sot përfundimin e operacionit "Mare Nostrum", që mundësoi shpërtimin e më shumë se 150 mijë migrantëve në Mesdhe, që prej një viti.

"Mare Nostrum përfundoi", theksoi ai para medias, dhe duke filluar nga dita e nesërme do të fillojë një operacion i ri në nivle evropian të mbiquajtur "Triton".

"Italia e bëri detyrën e saj", shtoi ai, dhe theksoi se qeveria e Romës kishte shpenzuar 114 milionë euro që prej fillimit të vitit për të financuar këtë operacion, të filluar me urgjencë në tetor 2013 pas mbytjes së dy anijeve ku vdiqën 400 persona pranë ishullut italian të Lampeduzës dhe pranë Maltës.

"Mare Nostrum përfundoi por operacionet e shpëtimit vazhdojnë konform me ligjet e detit", theksoi ministri.

"Dhe liget e detit kërkojnë që nëse të thërrasin sepse ka një rrezik, ti duhet të ndërhyshë", tha ai.

"Italia nuk do ti kthejë kurizin personave të kërcënuar në det", theksoi nga ana e saj ministrja italiane e Mbrojtjes, Roberta Pinotti.

ATSH