Europa League/ Roma rivalizon me Porton dhe rrezikon derbin, mësohen tetë çiftet pas shortit të play-off

Europa League/ Roma rivalizon me Porton dhe rrezikon derbin, mësohen tetë çiftet pas shortit të play-off

Trofeu i Europa League

NYON, Zvicër - Në orën 13:00 të 31 janarit në Nyon të Zvicrës u hodh shorti për ndeshjet play-off të Europa League, nga ku u mësuan edhe tetë çiftet që do kërkojnë një biletë për në fazën e 1/8.

Duelet janë me sistem vajtje-ardhje, teksa sfidat e para do luhen më 13 shkurt dhe ato të kthimit një javë më vonë (20 shkurt). Nga goglat spikati përballja mes Portos dhe Romës. Nëse fiton dhe goglat janë kokëforta, në raundin pasardhës Roma mund të gjejë edhe një derbi kundër Lazios, këtë herë në Evropë.

Në sfidat e tjera Fenerbace gjen Anderlecht, teksa Ajax luan me komshinjtë e Union Saint Giroise.

Çiftet pas shortit play-off në Europa League:

Twente - Bodo/Glimt

Fenerbahce - Anderlecht

Union Saint Giroise - Ajax

PAOK - FC Steaua Bucurest

AZ Alkmaar - Galatasaray

Midtjylland - Real Sociedad

Ferencvaros - Viktoria Plzen

Porto - Roma

Çiftet në play-off dhe pozicionimi i skuadrave

Ndarja e vazove

Në short morën pjesë skuadrat e renditura nga pozicioni 9 në atë 24. Skuadrat nga pozita 9 deri në atë 16 janë në zonën e parë, ndërsa ato nga 17 deri në 24 në të dytën.

Përshembull, skuadrat e renditura në vendet 9 dhe 10 do përballen me ato që në fund të ndeshjeve në grup u renditën në vendet 23 dhe 24. Kjo mënyrë ndarjeve ka përcaktuar edhe krahun e garimit për skuadrat fituese në turin e radhës.

Skuadrat në garën play-off

Vazo 1: 9. Bodø/Glimt (NOR) 10. Anderlecht (BEL) 11. FCSB (ROU) 12. Ajax (NED) 13. Real Sociedad (ESP) 14. Galatasaray (TUR) 15. Roma (ITA) 16. Victoria Plzeň (CZE)

Vazo 2: 17. Ferencváros (HUN) 18. Porto (POR) 19. AZ Alkmaar (NED) 20. Midtjylland (DEN) 21. Union SG (BEL) 22. PAOK (GRE) 23. Tëente (NED) 24. Fenerbahçe (TUR)

Datat

Play-off-et e fazës eliminatore luhen gjatë dy javëve:

Ndeshjet e para: 13 shkurt 2025

Ndeshjet e dyta: 20 shkurt 2025

Shorti i play-off të fazës eliminatore: 31 janar

Ndeshjet e fazës eliminatore: 13 dhe 20 shkurt

Raundi i 16-të, çerekfinalet, shortet gjysmëfinale: 21 shkurt

Raundi i 1/8: 6 dhe 13 mars

Çerekfinalet: 10 dhe 17 prill

Gjysmëfinalet: 1 dhe 8 maj

Finalja: 21 maj (Bilbao)

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 27 Shkurt, 09:24

    Mandarina me pesticide, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?



×

Lajmi i fundit

Reagimi i parë nga Moska për debatin Trump-Zelensky: Përplasje historike

Reagimi i parë nga Moska për debatin Trump-Zelensky: Përplasje historike