Edhe pse nuk do të fitojë asnjë trofe këtë edicion, Roma ka vendosur një rekord në kampionatin italian të futbollit, pasi ka siguruar dhe barazimin e 13, këtë herë përballë Atalantës.

Skuadra e drejtuar nga Garcia nuk ka përfituar nga humbja e Lazios përballë Juves për të marrë vendin e dytë në renditje, duke mbetur sërish pas rivalëve të përjetshëm edhe pse me pikë të barabarta. Golat në barazimin me Atalantën u shënuan të dy me penallti nga Totti dhe Denis.
 
Rezultatet

Sassuolo 1 – 1 Torino                                     
AS Roma 1 – 1 Atalanta                                 
Chievo 1 – 1 Udinese                                     
Empoli 2 – 2 Parma                                         
Palermo 2 – 1 Genoa



d.balla/shqiptarja.com