ROME - Bulevardet dhe rrugët e kryeqytetit të Italisë, Romës me rastin e festës së krishterë të Krishtlindjeve dhe me rastin e Viti të Ri janë dekoruar me zbukurime të ndryshme shumëngjyrëshe.
Emocionet e ditëve të fundit të vitit në Itali kanë filluar me zbukurimin dhe ndriçimin e rrugëve për festat e Krishtlindjes dhe të Vitit të Ri. Krahas dekorimeve të ndryshme shumëngjyrëshe në shumë rrugë të qendrës së kryeqytetit historik të vendit, Romës, kanë tërhequr vëmendje zbukurimet e këtij viti siç bëhet çdo vit në bulevardin “Corso” i cili është një nga bulevardet më të populluara dhe ka një gjatësi prej 2 km që lidh sheshin Venecia dhe sheshin Popolo.
Italia e cila vitin e ardhshëm do të presë në një nga qytetet më të mëdha në Milano panairin EXPO në një nga bulevardet më kryesore të kryeqytetit, në dekorimin e vitit të ri duke përfshirë edhe Turqinë ka radhitur flamujt e 144 vendeve.
Flamujt e kombeve të ndryshme, të vendosur në dekor kanë tërhequr edhe vëmendjen e turistëve që vijnë në Romë, të cilët pozojnë para flamurit të kombit të tyre. Krahas dekorimeve në qendrën e qytetit historik një tjetër pikë që tërheq interes është edhe Sheshi Venecia ku është vendosur një pemë e Krishtlindjeve me një lartësi rreth 60 metra. Qytetarët e Romës dhe turistët pozojnë para pemës së ndriçuar tërësisht e cila krijon një integritet të këndshëm vizual bashkë me monumentin e Vittorio Emmanuele që ka prapa.

FOTO të tjera
Marrë nga "Anadolu Agency"
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO të tjeraMarrë nga "Anadolu Agency"
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)