Romana Vlahutin:Shqipëria nuk
mund të zhvillohet pa bashkitë

Romana Vlahutin:Shqipëria nuk<br />mund të zhvillohet pa bashkitë<br>
“Shqipëria nuk mund të zhvillohet pa u zhvilluar bashkitë e saj, pasi duke qenë më afër qytetarëve këto institucione janë fuqia me themelore e një shteti”. Kështu u shpreh nga Mirdita Ambasadorja e Bashkimit Evropian në vendin tonë Romana Vlahutin e cila vizitoj këndin e Bashkimit Evropian të hapur në ambientet e Bashkisë Mirditë.

Në fjalën e saj Vlahutin ka garantuar së BE do ta mbështesë Mirditën me grante.  "Ju keni sfida të mëdha ne e dimë këtë, por po shikojmë se ndryshimet po ndodhin dhe kjo është gjë pozitive.

Të gjithë duhet të mendojmë se si mund të bëjmë një listë me prioritet për Bashkinë tuaj dhe t’iu ndihmojmë jo vetëm me grante por që të keni të gjithë kapacitet e duhura për të marrë fondet e BE-së.

Shqipëria nuk mund të zhvillohet pa u zhvilluar bashkitë e sajë, pasi duke qenë më afër qytetarëve këto institucione janë fuqia themelore e një shteti" tha ajo. Kryetari i Bashkisë Mirditë Ndrec Dedaj tha se gjatë takimit me ambasadoren e ka njohur me të gjitha problematikat dhe sfidat që ka kjo njësi vendore.

Këndi i Bashkimit Europian do të jetë një mundësi e mirë për qytetarët, bizneset dhe organizatat e shoqërisë civile për informacion, orientim, dhe akses në programet e projektet që financohen nga Bashkimi Europian në fusha të ndryshme.

dy.b/shqiptara.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

SHBA rrit praninë e avionëve ushtarakë në Lindjen e Mesme

SHBA rrit praninë e avionëve ushtarakë në Lindjen e Mesme