Romano Prodi sulmon Francën: S’e kam kuptuar kurrë pse bllokonte negociatat me Shqipërinë

Romano Prodi sulmon Francën: S’e kam kuptuar kurrë pse bllokonte negociatat me Shqipërinë

Ish-kryeministri i Italisë Romano Prodi

Ish-kryeministri italian, Romano Prodi, thotë se Europës i duhet një pakt paqeje, por pengesë për ta arritur janë ndarjet e brendshme që ajo ka.

Në një intervistë për Avvenire, Prodi thotë se paqen e bëjnë të mëdhenjtë dhe në këtë pikë, roli i SHBA-së dhe Kinës është i pazëvendësueshëm.

‘Mund të dukem monoton, por nuk dua të ndryshoj asnjë rrokje në atë që kam thënë që në fillim: nuk do të kishte mundësi pa një marrëveshje midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, dhe kështu është edhe sot. Ne duhet të pranojmë se mbreti është lakuriq dhe të kemi parasysh epërsinë amerikane dhe kineze në botë: paqen e bëjnë ata që janë në krye.’- tha Prodi.

Prodi thotë se paqja u intereson të gjithëve dhe nuk duhet parë kurrsesi si dorëzim apo pakt me djallin.

‘Paqja ka gjithmonë vlerën e saj në histori. Një nga gabimet e bëra deri tani ka qenë asociimi i kësaj fjale me një lloj pakti me djallin. Madje ka pasur një përpjekje për t’i cilësuar naivë ata që flasin për paqen. Qëllimi ynë duhet të jetë të reflektojmë se cilat janë kushtet për një paqe të mundshme, të drejtë dhe të qëndrueshme.’- tha Prodi.

Ish-kreu i Komisionit Europian thotë se kontinenti i vjetër duhet t’i japë një strukturë definitive kufijve të tij. Prodi e vë theksin te vendet e Ballkanit si pjesë e Europës dhe nevoja për një reformë institucionale të Unionit.

‘Që nga viti 2002 kam insistuar në atë që e përcaktova si një “unazë e vendeve mike” për t’u krijuar me të gjitha shtetet fqinje, të cilat mund të negociojnë marrëveshje dypalëshe me Bashkimin, të ndryshme nga njëra-tjetra, për të rritur rolin e tyre individual në një politikë fqinjësie që garanton stabilitet. Evropa duhet të jetë e ndryshme nga fuqitë e tjera botërore pikërisht për shkak të diversitetit të historisë përmes së cilës jemi formuar, pasi kemi kaluar tashmë dy luftëra shumë tragjike. Kjo është arsyeja pse nuk e kuptoj pse Franca në të kaluarën e afërt ka bllokuar negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.’- tha Prodi.

Prodi ndalet te Franca, si një “nyje” që pengon evoluimin e procesit evropian. Ai parashikon një Europë të drejtuar vetëm nga Gjermania: E gjithë kjo mund të bëhej brenda një dite nëse vetëm Franca do t’i vinte Evropës në dispozicion armën bërthamore dhe të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Përkundrazi, nuk e bën këtë, duke mbetur vetëm përballë telasheve në rritje me vendet afrikane të ish-perandorisë. Evropa duhet të pajiset për një rol të ardhshëm. Riarmatimi historik, i rëndësishëm i Gjermanisë do të ndryshojë përgjithmonë natyrën e kontinentit tonë, i cili deri tani është drejtuar nga motori franko-gjerman me një rol jo aq margjinal – në fund të fundit – të Italisë. “Bon gré” ose “mal gré”, me këtë ritëm Evropa në të ardhmen do të ketë një udhëheqës të vetëm: Gjermaninë.  Mbretëria e Bashkuar nuk mund të jetë, pasi ka dalë dhe tani është penduar për Brexit. Dhe Franca nuk mund të jetë më. Më vjen ndërmend ai përkufizimi i vjetër për ish-perandoritë si një shofer që drejton makinën duke parë vetëm në pasqyrën e pasme./ Java News

 

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem Gahinji: 28/08/2023 10:58

    Z.Prodi,je nga politikanet me te mire dhe me objektiv qe Ka Italia dhe Europa .Ti thua "nuk e kuptoj pse...",por jam i Sigurt qe e di mire pse-ne e Francezeve.Kane qene ,Jane dhe do te mbeten mbeshtetes te Serbise se madhe dhe Rusise se madhe.Ne shqiptaret kemi Ca shprehjen qe Jane vulgare,Jo qytetare,por qe ,per fat te keq,tregojne te verteten ne menyre simbolike:-qeni qe ha mut nuk pyet per te njome apo te thate.

    Përgjigju
  • Iris: 28/08/2023 05:00

    Kam lexuar diku qe BE u krijua vetem per te mbajtur ne paqe Francen e Gjermanine e te tjeret si satelite rreth tyre.Sa per fobite franceze per shqipot e maqedonasit,nuk eshte e veshtire te kuptohet.Franca e pranon dhe vete qe jane vend arrogant por dhe mendjemadh e egoist.Ne fakt kaq e madhe eshte egoja e tyre,sa akoma nuk e pranojne idene qe frengjishtja nuk eshte me gjuha e pare per komunikim nderkombetar,nuk po flasim per te tjerat.

    Përgjigju
  • halla esma: 28/08/2023 04:07

    o prodo nuk e meriton shqipwria te jete ne be ,,me salinj,,metra ,,e edi rame,,hajdute qe te tre...

    Përgjigju
  • Castus: 27/08/2023 19:04

    Sepse Franca ka harruar Napoleon Bonaparte pra harruan shqiperine ! Vetem Italia e meriton deren e vecante te mikut kusheririt apo fqinjit per shqiperine ! Pa italine Shqiperia do humbiste shume sidomos zona jugore Italise

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 27/08/2023 17:08

    Interesat e kapitalit franko-rus jane çimentuar qe ne shekullin e XIX dhe veçanerisht ne fillim te shek XX-të me rrenimin dhe ekzekutimin e rregjimit carist....nga ajo kohe Parisi mbeti avanposti i interesave gjeostrategjike ruso-sllave dhe keshtu do te vazhdoj....

    Përgjigju
  • Lui: 27/08/2023 15:10

    Ate e di i madh e i vogel qe Franca ka qene historikisht antishqiptare dhe pro rusosllave. Dhe si e tille ndihmon Serbine ne cdo rast qe i jepet. Edhe Europa edhe Italia e di shume mire kete gje. Edhe ti e di kete gje, por te falenderojme qe e ngre kete pyetje qe te jepet mesazhi qe Franca e cila eshte themeluese e te drejtave themelore dhe lirive te njeriut, eshte pikerisht ajo e para qe i shkel keto te drejta ketu ne Europe me shqiptaret dhe kudo neper bote me ish kolonite e saj.

    Përgjigju
  • Toni: 27/08/2023 15:06

    Sepse francezet jane kurva.

    Përgjigju
  • Populli: 27/08/2023 14:21

    E thelle kjo!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Bajram Begaj uron Krishtlindjet nga Mitropolia e Beratit: Ditë e shenjtë që simbolizon paqen, të reflektojmë për vlerat e njerëzimit dhe dashurinë!

Presidenti Bajram Begaj uron Krishtlindjet nga Mitropolia e Beratit: Ditë e shenjtë që simbolizon paqen, të reflektojmë për vlerat e njerëzimit dhe dashurinë!