TIRANË - Karabinierët kanë sekuestruar 120 kilogramë lëndë narkotike që do të shitej në zonën Campo de’ Fiori, sheshi Trilussa, Pigneto dhe San Lorenzo të Romës.
Që në agim, karabinierët e Celulës Operative të Shoqërisë Roma Qendër janë njoftuar për një urdhër-arresti, të lëshuar nga gjykatësi hetues, me kërkesë të Anti-Mafias së Qarkut ndaj 17 vetëve, të quajtur përgjegjës për menaxhimin e një trafiku të lëndëve narkotike të ndaluara nga Greqia dhe Shqipëria drejt Italisë, të destinuara sidomos për frekuentuesit e drogës në kryeqytet, Romë.
Me dhjetëra janë edhe kërkimet, që po zhvillohen në Lazio dhe Lombardi pranë banesave për të gjetur të dyshuarit. Operacioni i karabinierëve ka dashur të çmontojë një grup kriminal, të përbërë nga individë të moshës nga 21 deri në 40 vjeç, mes të cilëve 14 shqiptarë, një grek dhe dy rumunë.
Droga, 120 kg prej të cilës janë sekuestruar gjatë hetimit, fshihej në brendësi të automjeteve, të parkuara në rrugë apo brenda box auto të marra hua, të cilat më pas shiteshin me pakicë në Campo de’ Fiori, Testaccio, Pigneto, San Lorenzo, Ponte Sisto dhe në sheshin Trilussa.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com