ROME - Një grup mbështetësish të Aleancës KuqeZi, në kryeqytetin e Italisë kanë qëlluar me vezë makinën në të cilën udhëtonte kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, informoi para pak minutash Aleanca Kuq e Zi.
Qytetarët me flamuj kuqezi i janë afruar makinës së Berishës. Fillimisht ai ka menduar se janë mbështetës të tij dhe i ka përshëndetur. Në këtë moment, qytetarët kanë qëlluar makinën me vezë dhe eskorta pasi ka kuptuar se ishin protestues, ka shtuar shpejtësinë dhe është larguar nga vendi. Ngjarja ndodhi në momentin kur Berisha po drejtohej në takimin me Samaras në vilën “Pamphili”.
Një baner i madh ku shkruhej ‘Berisha tradhtar’, ishte në sfond të protestuesve.
Kryeministri Sali Berisha ndodhet në Romë me ftesë të kryeministrit italian, Mario Monti për të marrë pjesë në Samitin e Partive të Qendrës së Djathtë. Gjatë qëndrimit në Romë, pritet të takohet dhe me kryeministrin grek Samaras. Sipas AK-së, në axhendën e takimit midis Berishës dhe Samaras do rivihet marrëveshja shqiptaro-greke për delimitimin e kufirit detar midis dy vendeve. AK kujton se kjo marrëveshje është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, prandaj i bëri thirrje kryeministrit të mos cenojë vendimet e saj.
Redaksia Online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com