Romë, dy papë shenjtërojnë sot
Papa Gjonin dhe Papa Gjon Palin

ROMË – Kisha Katolike ka përjetuar sot një ditë të veçantë në gjithë historinë e saj 2000-vjeçare. Papa Gjon Pali II dhe Papa Gjonin XXIII, dy prej udhëheqësve më të suksesshëm të papatit të shekullit XX u shpallën sot shenjtorë gjatë meshës që u mbajt në sheshin “Shën Pjetër” në Vatikan.

Ceremonia që u drejtua nga Papa Françesku dhe paraardhësi i tij Benedikti XVI, i cili tashmë mban titullin  “Papa i Nderit”, u ndoq nga mbi 1 milion pelegrinë, dhe pati një mbulim të rrallë mediatik, televiziv dhe radiofonik. Është hera e parë në historinë e kristianizmit kur dy Papë shenjtërohen në të njëjtën ditë. Korrespondentët thonë se kjo lëvizje shihet si një përpjekje për të bashkuar kampet e konservatorëve dhe reformistëve brenda Kishës Katolike Romane.

Në ceremoni morën pjesë rreth 100 delegacione ndërkombëtare, përfshi këtu edhe disa figura të larta mbretërore dhe krerë të disa qeverive dhe shteteve. Për të ndjekur ceremoninë e rrallë një numër i madh besimtarësh u mblodhën nga e gjithë bota katolike.

Ministri i Brendshëm i Italisë, Angelino Alfano, kishte deklaruar më herët për mediat se pritej që në Romë të mbërrinin 1 milionë pelegrinë, ndërsa shtoi se për të garantuar sigurinë do të ishin në gatishmëri, 10 000 punonjës të rendit.

Rreth 122 delegacione të huaja nga e gjithë bota ndoqën këtë ceremoni.
Vatikani
vatikan
(Në foto: Sheshi San Pietro sot)

Redaksia online
(e.s/ar.sh/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake

Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake