Romë, shqiptari rreh
brutalisht të dashurën shtatzënë

Romë, shqiptari rreh<br />brutalisht të dashurën shtatzënë
Xhelozia në cift për pak nuk kthehet në tragjedi për një cift shqiptarësh banues në Romë, të Italisë. Ditë e Krishtlindjeve një shqiptar 36 vjecar është arrestuar në Romë, për tentaivë vrasje.

36 vjecari i verbuar nga xhelozia pasi rrahu brutalisht të dashurën e tij shtatzënë, tentoi ta hidhte nga dritarja e katit të tretë të një hoteli pranë stacionit qendror të trenit, rrugën “Marsala”.

Pak orë më parë cifti ishte zënë sepse burri ishte i verbuar nga xhelozia dhe për tu qetësuar kishte dalë disa orë. Pasi u kthye në hotel, rreth orës 1 të natës, gjeti të dashurën e tij që fliste në telefon. Duke besuar se fliste me dashnorin, 36 vjecari shpërtheu: E rrahu brutalisht të dashurën, shqiptare edhe ajo, më pas e hipi në një karrige, të vendosur pranë dritares së hotelit, duke tentuar ta hidhte poshtë. Karabinierët arritën ta ndalonin në kohë.

Gruaja, 33 vjece, është shtruar në Poliklinikën Umberto I, me një traumë në kokë dhe disa plagë të tjera në trup. Fatmirësisht fëmija nuk ka pësuar dëmtime.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Shpërndante kokainë në lokalet e natës në Himarë, arrestohet 42-vjeçari! Në kërkim pronari i servisit ku përgatitej droga

Shpërndante kokainë në lokalet e natës në Himarë, arrestohet 42-vjeçari! Në kërkim pronari i servisit ku përgatitej droga