Kryeinspektori i Policisë bashkiake, Florenc Hoxha prej datës 23 korrik 2012 është vënë nën hetim nga bashkia e Tiranës. Të paktën kështu thotë shkresa e firmosur nga administratori i përgjithshëm i bashkisë së Tiranës, Etion Kapedani në datën 23 korrik 2012. Sipas shkresës zyrtare të drejtuar z.Florian Pullazi, këshilltar i PS-së në Këshillin bashkiak të Tiranës, administratori Kapedani, ndër të tjera, shkruan se: "Duke marrë shkas nga shqetësimi i parashtruar nga ana juaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës miratoi urdhërin nr.726, datë 23.07.2012 për "ngritjen e grupit ad hoc të punës me qëllim hetimin administrativ".
Në zbatim të këtij urdhëri grupi i punës do të zhvillojë takim me palët për tiu dëgjuar dhe diskutuar mbi çështjen, për të mundësuar sigurimin e të gjitha provave dhe fakteve, të cilat do t'i paraqiten në një raport, kryetarit të bashkisë.
Sipas ligjit, hetimi administrativ i hiqte të drejtën Florenc Hoxhës për të qenë më tej në detyrën e kryeinspektorit të Policisë Bashkiake, sepse ai prej datës 23 korrik 2012, duhej të ishte pezulluar nga detyra. Fakt që është hedhur poshtë dy ditë më parë nga vetë basha te rrethrrotullimi i Doganës, kur i cilësoi spekullime fjalët për shkarkimin e Hoxhës.
(Ne fotot Kreu i policisë bashkiake Florenc Hoxha dhe shkresa e bashkisë ku njoftohej nisja e hetimit administrativ ndaj tij në 23 korrik)
(Shkrimin e plote mund ta lexoni sot ne gazetën Shqiptarja.com KLIKONI KETU)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Basha sfidoi Amnesty, aksion me Florencin