Pavarisht se bashkia iu ndërtoi banesa të reja, romët në shkozë thonë se nuk mund ta përballojnë temperaturat e ulta, sidomos gjatë natës. Ata shprehet se fëmijët janë të sëmurë dhe me temperaturë, ndërkohë që i bëjnë apel shtetit për ndihmë.
“Futet ftofti më tepër tani, më përpara i kishim me plasmas të mbledhur dhe me llamarina. Tani kalamajt po ftohen, kalamajtë janë me 40-41 pa rrobe, pa batanije pa asnjë gjë," thotë një nga banorët.
Komuniteti rom thotë se nuk duan të jetojnë më në shtëpi të improvizuara, por kërkojnë që të strehohen te banesat sociale. "I kërkojmë mbështetje Edi Ramës, Erion Veliajt të bashkisë. Siç po e shihni banesat sociale janë këtu pse mos të strehoemi dhe ne si gjithë të tjerët," është kërkesa e tyre.
Një zjarr i fuqishëm që ra pak ditë më parë dogji 5 baraka ku jetonin romët ndërkohë që ata më pas sulmuan banesat sociale, duke thyer xhamat e katit të parë.
Bashkia e Tiranës ndëroi shtëpi prej druri menjëherë pas djegjes së banesave. Gjithashtu bashkia thotë se ka një plan afatgjatë për strehimin e komunitetit rom, plan që pritet të zbatohet shumë shpejt.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO