Romët në Krujë, 20 vjet pa paguar 
protestë për ndërprerjen e dritave

Romët në Krujë, 20 vjet pa paguar <br />protestë për ndërprerjen e dritave
Banorët e komunitetit Rom në Krujë prej 10 ditësh janë pa energji elektrike. Duke marrë shkas nga kjo banorët janë ngritur në protestë, teksa kërkojnë kthimin e energjisë.

Banorët pohojnë se janë koshient për faktin se janë debitorë, ndërsa i kërkojnë OSHEE-së të vijë e të lidhë kontratat. Në shenjë proteste pjesëtarët e komunitetit rom kanë vendosur të mos i çojnë fëmijët ne shkollë.

romet pa drita

Banorët shtojnë se kanë probleme edhe me ujin e pijshëm. “Nuk kemi ujë, nuk kemi drita. Fëmijët tanë duan që të shkojnë në shkollë, s’kanë si të shkojnë në shkollë se janë pa larë, pa shpëlarë. Si do t’i çojmë në shkollë?! Si do shkojë fëmija në shkollë pa u larë. Arsyeja që na i prenë dritat është se nuk na kanë sjellë faturat. Këtu jetojmë prej 40 vjetësh. Asnjë lloj fature nuk na kanë sjell për dritat që na i kanë prerë”, shprehet një banor.

romet pa drita

“Duan të shkojnë në shkollë por nuk kanë si të shkojnë, janë pa larë. Për të mësuar nuk kanë si të mësojnë se s’ka drita”, thotë një tjetër. Banorët kërcënojnë me përshkallëzim protestash nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.
 
 
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar