Romët  "pushtojnë" Avokatin
e Popullit, vendosin çadrat

Romët  e Popullit, vendosin çadrat">
TIRANE- Romët "pushtojnë" Avokatin e Popullit. Siç kishin paralajmëruar rreth orës 10: 30 minuta, rreth 20 romë, burra, gra e fëmijë të hipur në 2 kamionçina të vogla janë parë sot paradite të hyjnë në ambientet e institucionit të Avokatit të Popullit. Në kamionçina kishin transportuar dhe plaçkat e tyre.

Nisur me premtimin e Avokatit të Popullit, Igli Totozani i cili edhe një ditë më parë deklaroi se nëse nuk gjendet zgjidhja për 15 familjet rome që i ka përzënë pronari i tokës, në Babrru do i strehojë në oborrin e institucionit që ai drejton, ata kanë marrë plaçkat dhe janë transferuar te Avokati i Popullit.

Më pas janë ngritur 2 çadra mu përpara derës së Avokatit të Popullit, ndërsa nga ky institucion është vënë në dispozicion salla e mbledhjeve, ku do të strehohen fëmijët dhe gratë.
“Nga një takim që kisha dje me ministrin e Punëve dhe Cështjeve Sociale, Ksera më premtoi se do të gjente një zgjidhje. Afati që pronari u kishte lënë për tu largua mbaroi, sot më 1 shkurt, dhe këta njerëz nuk mund ti lëmë në rrugë”- tha Totozani.

Shpërngulja u paralajmërua dje nga vetë anëtarët e 15 familjeve rome  që jetojnë në varfëri të tejskajshme dhe që sot janë në qiell të hapur.
"Nesër, (sot) ne do të ngremë çadrat te "Avokati iu Popullit", se ai vetë na tha që nëse nuk gjendet zgjidhja të shkojmë tek ai, por ne kemi një problem. Ku do na mbajë ai të gjithëve, sepse ne jemi shumë në numër", -  ka thënë dje për "Shqiptarja. com" Përparim Lushi, njëri prej anëtarëve të 15 familjeve rome

ECEJAKET E MUNDIMSHME TE ROMEVE

Fillimisht romët kishin vendosur çadrat te Stacioni i Trenit, dhe Ministria e Punës vendosi zhvendosjen e tyre në Babrru. “Drejtuesit atëherë na thanë se do të zhvendosemi në Babrru pasi aty do të kishim kushte më të mira. Na premtuan se këtu do të hapnin mencë, shkollë, do të na blinin motorra për punë….. Më vonë na thanë se do të qëndronim vetëm tre muaj, por siç e shihni, kanë kaluar plot një vit dhe asgjë nuk është bërë për ne, madje tani nuk kemi as ku të shkojmë. Fëmijët tanë po vdesin së ftohti, nuk kemi çfarë të hamë. Deri tani kemi marrë vetëm disa ndihma nga Kryqi i Kuq", - ka treguar dje Përparim Lushi, Xhuliana Mustafai, Eqerem Mustafai dhe Natasha Bajrami.

Sipas tyre, para 3 javësh drejtori i kabinetit të Ministrisë së Punës u ka thënë se është marrë me qira një ambient në Sharrë, në mënyrë që ata të vendoseshin aty, por duket se dhe ky plan nuk ka funksionuar. "Kur erdhëm në këtë zonë ambasadori Amerikan dhe një përfaqësues i OSBE-së na thanë se këtu do të rrinim vetëm për tre muaj, ndaj tani që ka kaluar një vit ne u bëjmë thirrje atyre të mbajnë fjalën e dhënë, përndryshe ne do shkojmë të ngremë çadrat te "Avokati i Popullit", ashtu siç vetë ai na tha. Shteti nuk ka bërë asgjë për ne, madje këto 2 muaj kemi qëndruar në këtë tokë vetëm sepse pronarit të tokës i vinte keq për fëmijët, por nesër (sot)ne duhet të ngremë çadrat dhe të largohemi", - u shprehën përfaqësuesit e familjeve rome, për "Shqiptarja.com".
Blerina Tepelena, shefja e sekretariatit për romët në ministrinë e Punës, thotë se janë në pritje të një vendimi të qeverisë për t'ia kaluar ministrisë së Punës godinën e ish-repartit ushtarak pranë zonës së Tufinës, atje ku mendohet të ngrihet vendstrehimi për romët, kësaj here përgjithmonë.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë