Ronaldo dënohet me 2 ndeshje nga Komisioni i Disiplinës në Federatën Spanjolle të Futbollit për gjestin në ndeshjen me Cordoban përballë brazilianit Edimar, të cilin e goditi pa top në minutat e fundit të ndeshjes nga nervozizmi.
Por fakti që Ronaldo nuk është përsëritës i veprimeve të tilla dhe ndjesa që kërkoi menjëherë pas sfidës bënë që dënimi të mos ishte më i madh se dy ndeshje. Kështu Ronaldo do të mungojë në ndeshjet me Sociedad në fundjavë dhe në mesjavë përballë Seviljas në ndeshjen e prapambetur, e cila ishte parashikuar gjatë kohës kur Reali ishte i angazhuar në Botërorin e Klubeve.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com