Ronaldo flet për gazetarët pas fitores
Titulli na mungonte prej pesë vitesh

Ronaldo flet për gazetarët pas fitores<br />Titulli na mungonte prej pesë vitesh
CR7 ishte lojtari kryesor i Real Madridit dhe ai e meritonte më së shumti këtë titull të fituar.

Cristiano Ronaldon shënoi golin e parë ndaj Malagas që në minutat e para dhe i dha zemër skuadrës madrilène.

Ylli portugez ka folur pas ndeshjes për titullin e fituar duke thënë se ishte një titull plotësisht i merituar.

“Që nga fillimi i sezonit ne kemi synuar fitimin e kampionatit dhe triumfi ishte i merituar”, u shpreh Ronaldo.

“Jam shumë i kënaqur. Ishte një sezon spektakolar që u vendos vetëm në ndeshjen e fundit”, ka thënë Christiano.

CR7 foli edhe për finalen e Champions League ku thotë se do të jetë një ndeshje e vështirë.

“Ne e dimë se finalja do të jetë shumë e vështirë, por tani duhet të gëzojmë titullin e kampionit që na mungon prej pesë vitesh”, e mbylli Ronaldo intervistën për gazetarët.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi

Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi