Ronaldo i pangopur me trofe:
Shpresoj që 2015 të jetë më i mirë

Ronaldo i pangopur me trofe:<br />Shpresoj që 2015 të jetë më i mirë
Sulmuesi i Realit të Madridit, Ronaldo nuk është ngopur nga suksesi në vitin 2014. Portugezi, kandidat potencial për “Topin e Artë” që do të jepet në Janar uron që 2015 të jetë një vit me akoma më shumë trofe si në aspektin ekipor, por edhe personal. “Kemi një shpirt skuadre që mund të na çojë drejt sukseseve të mëtejshme.

Çdo gjë është e mundur sepse Reali i Madridit mbetet një skuadër favorite në garën për çdo titull. Shpresoj që viti 2015 të jetë më i mirë. Anceloti është një teknik dhe njeri i madh.

Jemi shumë të lumtur me atë pasi ndihemi si një familje e madhe"deklaroi Ronaldo. Një votë të rëndësishme në garën për trofeun Ronaldo e ka marrë edhe nga Carlos Dunga. Trajneri i Brazilit ka deklaruar se ka votuar Ronaldon.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Nuk ndaloi një malazez që ishte në kërkim, AMP ndalon policin në pikën e Hanit të Hotit

Nuk ndaloi një malazez që ishte në kërkim, AMP ndalon policin në pikën e Hanit të Hotit