Ronaldo kërkon “lejen” e Perez
për tu larguar nga Reali

Ronaldo kërkon “lejen” e Perez<br />për tu larguar nga Reali<br>
Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Real Madrid për sezonin e ardhshëm dhe “Los Blancos” tashmë e kanë të qartë dëshirën e portugezit.

Sipas “AS”, ylli portugez dëshiron të largohet në 30 korrik dhe tashmë ka biseduar për këtë gjë me Presidentin Florentino Perez.

Sipas medieve spanjolle, Ronaldo ka folur me vet me Perez, ndërsa nga ana tjetër, kreu i skuadrës spanjolle nuk ka plan që të lejoj një largim të CR7, i cili vazhdon të mbetet lojtari kryesor i skuadrës.

Sipas “AS”, Ronaldos i është ofruar edhe një kontratë e re, të cilën ai e ka refuzuar.  Ylli i Real Madrid e ka konsideruar si një mungesë respekti përpjekjen e “Los Blancos” për të bindur Mbappe të veshte bluzën e kampionëve të Spanjës.

Disa ditë më parë, pas ndeshjes kundër Tottenham, Ronaldo ka deklaruar se ishte i lumtur te Reali por nuk do të rinovonte më.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Arrestimi i ultrasve për lidhjet mafioze, Inter dhe Milan mund të vendosen nën kontrollin e jashtëm! Takimet me futbollistët

Arrestimi i ultrasve për lidhjet mafioze, Inter dhe Milan mund të vendosen nën kontrollin e jashtëm! Takimet me futbollistët