Ronaldo në krizë goditjesh dënimi, asnjë gol në 37 tentativa

Ronaldo në krizë goditjesh dënimi, asnjë gol në 37 tentativa
Në fundjavën që lamë pas, tek Bayerni, Franck Ribery e Tony Kroos e kanë zgjidhur me short se kush prej tyre do realizonte goditjen e dënimit. Tek Real Madrid, kjo çështje nuk ekziston pasi godet më së shumti Cristiano Ronaldo.

Por tashmë edhe te galaktikët po mendohet që të alternohen penalltitë dhe goditjet e dënimit. Në këto të fundit Cristiano Ronaldo nuk ka shënuar asnjëherë këtë sezon, edhe pse në total numëron 32 gola. Goditjet me top të ndalur ishin specialitet i tij, por tani janë kthyer në një makth.

Statistikat e dhëna nga e përditshmja spanjolle El Pais, janë të pamëshirshme: 37 tentativa, 0 gola. Dhe kjo të bën të sqetësoesh kur mendon se mënyra sesi ai godiste topin, që qëndronte ati pa u rrotulluar, ishte bërë një “markë” e njohur. Për më tepër te Real, kanë zgjidhje të tjera si Ozil, Xabi Alonso, Kakà, Granero, Benzema.

Ndërkohë në radhën e kampionateve kontinentale, specialistë të Europës janë Larsson dhe Santi Cazorla. Ky i fundit që militon me Malaga, ka shënuar 4 herë në 21 tentativa. Goditja më e fundit e Santi Cazorla ka ndëshkuar pikërisht Realin. Sebastian Larsson, sulmues i Sunderland, ka goditur 10 herë nga goditje të lira dhe ka sënuar 3 herë.

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

Albin Kurti në Samitin e Malit të Zi: Serbia të dorëzojë Milan Radoçiçin dhe grupin kriminal që vranë rreshterin Afrim Bunjakun

Albin Kurti në Samitin e Malit të Zi: Serbia të dorëzojë Milan Radoçiçin dhe grupin kriminal që vranë rreshterin Afrim Bunjakun