Ronaldo: Na mungojnë kualitetet
Moutinho i trembet Shqipërisë

Ronaldo: Na mungojnë kualitetet<br />Moutinho i trembet Shqipërisë
Edhe pse nuk është i grumbulluar me Kombëtaren Kristiano Ronaldo si lider dhe kapiten i saj bëhet protagonist me deklaratat e tij. Në prag të ndeshjes ndaj Shqipërisë Ronaldo lëshon një deklaratë të çuditshme edhe pse shumë të sinqertë duke thënë se Portugalia është një vend i vogël me vetëm 10 milion banorë dhe se është e vështirë të gjesh lojtarë me kualitete.

“Nuk mund të krahasohet Real Madrid me Portugalinë. Portugalia është një shtet me vetëm 10 milion banorë dhe në kaq pak popullsi të gjesh lojtarë kalibri dhe me kualitet është shumë e vështirë. Kjo është arsyeja se pse Portugalia kurrë nuk e ka fituar një Botëror apo Europian edhe pse unë kam bindjen që një ditë do ia arrijmë pse jo duke filluar që me “Francë 2016” përfundon Ronaldo.

Ndërsa mesfushori Joao Moutinho flet për përballjen me Shqipërinë:”Nuk është një skuadër e lehtë pasi ata do luajnë për të marrë një rezultat të mirë që do të ishte edhe barazimi” përfundon mesfushori i luzitanëve. Portugezët nën drejtimin e trajnerit Bento vijojnë përgatitjet për ndeshjen me Shqipërinë dhe mbrojtësi Pepe sërish nuk është stërvitur me grupin duke mos qenë në kondicionin maksimal.

Redaksia Online

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

'Unë i kam ndaluar të mundin këta Ramën në 12 vite?!', revoltohet Lapaj: Unë tani dola, paskam qenë problemi?! Nuk janë opozitë, janë 1 me pushtetin

'Unë i kam ndaluar të mundin këta Ramën në 12 vite?!', revoltohet Lapaj: Unë tani dola, paskam qenë problemi?! Nuk janë opozitë, janë 1 me pushtetin