Cristiano Ronaldo ka mbyllur dje aventurën e tij në këtë Botëror. Portugalia u skualifikua në ndeshjen me Uruguai. Ylli portugez është shprehur se pavarësisht humbjes ata po ikin me kokën lart nga ky Botëror. Ai shprehet se ndjehet shumë krenar që është kapiteni i Portugalisë dhe se skuadra e tij funksionon në mënyrë perfekte.
Kemi luajtur më mirë sesa Uruguai, por për fat të keq ata shënuan më shumë. Donim shumë që të fitonim dhe të vijonim më tej, skuadra u përpoq dhe bëri maksimumin për këtë, por nuk ia dolëm. Pavarësisht humbjes, ne ikim me kokën lart nga ky Botëror. Unë jam krenar që jam kapiten i Portugalisë. Në këtë skuadër ka një punë grupi fantastike dhe është një skuadër që funksionon në mënyrë perfekte. Nuk është çfarë donim në total, por kam mbetur i surprizuar nga ky kompeticion në aspektin pozitiv. Ishte organizim i mirë dhe e kam shijuar. Përgëzime për Uruguain. Për të ardhmen flas në fund të Botërorit.
Cristiano Ronaldo