Ronaldo qetëson tifozët e Realit,
vazhdon aventurën me 'Galaktikët' 

Ronaldo qetëson tifozët e Realit,<br />vazhdon aventurën me 'Galaktikët' 
Cristiano Ronaldo konfirmon qëndrimin në "Santiago Bernabeu".

Ylli portugez i Real Madridit i jep fund spekulimeve rreth së ardhmes së tij.

Triumfet në kompeticionet madhore në 3 tre vitet e fundit kanë bindur Cristiano Ronaldon të jetë pjesë integrale e ekipit të Zidane.

Akuzat për evazion fiskal nga shteti spanjoll dhe heshtja e drejtuesve madrilenë indinjuan 32-vjeҫarin i cili deklaroi se rrugët midis tij dhe Real Madridit mund të ndaheshin përfundimisht.

Situata zgjoi interesimin e ekipeve të PSG-së dhe Manchester United.

Zërat për largim të bujshëm nga Spanja dhe intervistat e Ronaldos gjatë Kupës së Konfederatave krijuan iluzionin se ai nuk do të mbante më fanellën e "Ekipit Mbretëror".

Kontrata me klubin e Realit e mban Ronaldon në Madrid deri në vitin 2021.

"Të fitosh trofe të rëndësishëm me ekipin si sezonin e kaluar është madhështore, njësoj si trofetë individuale. Duhet të punosh fort vit pas viti, dhe unë do të vazhdoj me këtë ritëm. Futbolli është pasioni dhe jeta ime ", shprehet Ronaldo për revistën spanjolle "Marca".

Golashënuesi më i mirë në historinë e klubit "merengues"është favoriti kryesor në rrëmbimin e "Topit të Artë ".

Nëse parashikimet përmbushen, Ronaldo barazon numrin e "Topave të Artë" me rivalin më të madh të karrierës së tij, liderin e Barcelonës Lionel Messi.

Redaksia Online
d.v./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Rutte përsërit mbështetjen e NATO-s për Ukrainën në luftën kundër Rusisë

Rutte përsërit mbështetjen e NATO-s për Ukrainën në luftën kundër Rusisë