Ronaldo: Real-Barcelona do të jetë finalja e Ligës së Kampionëve

Ronaldo: Real-Barcelona do të jetë finalja e Ligës së Kampionëve
Legjenda e futbollit brazilian, Ronaldo është i bindur se në finalen e sivjetme të Ligës së Kampionëve, më 19 maj në “Allianz Arena” do të përballen dy ish-skuadrat e tij, Real Madrid dhe Barcelona.

Madrilenët do të luajnë kundër Bajernit në gjysmëfinale, ndërsa katalanasit që janë kampionë në fuqi të turneut, do të përballen me Çelsin. Megjithatë, Ronaldo beson se dy rivalët spanjollë do t’i kalojnë këto pengesa dhe do të vendosin se cila prej tyre do ta fitojë trofeun prestigjioz pas një muaji e gjysmë.

“Reali dhe Bajerni janë në një nivel të lartë dhe do të zhvillojnë një luftë të madhe në gjysmëfinale, por mendoj se madrilenët do të arrijnë në finale. Spanja po vuan në këto momente nga kriza ekonomike, por Barcelona dhe Reali janë në një nivel dukshëm më të lartë se klubet e tjera evropiane” tha braziliani në analizën e tij.

“Finalja e Ligës së Kampionëve do të jetë e tyre”, ka thënë Ronaldo. Ish-futbollisti më i mirë në botë ka shënuar 47 gola në 49 ndeshje me fanellën e Barcelonës, kurse në fanellën e Realit ka luajtur 177 ndeshje dhe ka shënuar 104 gola në sfidat me merengues.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

‘Kam qenë duke u nda me gruan’, banori i Thethit i drejtohet Ramës pasi merr certifikatën e pronësisë: Më solle pajtimin dhe unitetin

‘Kam qenë duke u nda me gruan’, banori i Thethit i drejtohet Ramës pasi merr certifikatën e pronësisë: Më solle pajtimin dhe unitetin